PREVIEW | Vardar vs Shkëndija

No image

Shkëndija me avantazhin e 12-të pikëve shkon në transfertën e të dielës kundër Vardarit në Maxhari të Shkupit.

Duhej të ishte ndoshta derbi i sezonit, por ecuria e Shkëndijës e bën vetëm një duel të rëndomtë transfertën me Vardarin. Përballja e fundit sezonale e dy pretendentëve për titull kësaj rradhe nuk bart vlerën e diskutimit të kreut pasi Shkëndija në 27-të xhirot paraprake ka krijuar 12 pikë diferencë me konkurentin më të afërt. Pas orarit të ngjeshur të javëve më parë këtë javë kuqezinjtë tanë duke shfrytëzuar mungesën e ndeshjes në fundjavë kanë punuar në rikuperim për të qenë sa më të gatshëm për sfidat e rradhës. Triumfi i të dielës  2:1 me Renovën çoi në pesë numrin e fitoreve të njëpasnjëshme.

Të rejat në skuadër
Kthimi i Besart Ibraimit në stërvitje, qoftë edhe për vrapime të lehta ishte lajmi që u prit me shumë eufori nga tifozeria kuqezi, mirëpo është e qartë se ‘bomberi’ ende është larg rikuperimit të plotë pas operimit të ligamenteve.


Portieri Kostadin Zahov pas humbi sfidën me Renovën mbetet jashta kombinimit shkaku i dëmtimit të shpatullës në fitoren e dy javëve më parë kundër Akademia Pandevit. Në të njejtin takim në lëndim u ankuan edhe Alimi e Nafiu, mirëpo të dy kanë ushtruar me intensitet të plotë dhe konkurojnë për lojë kundër Vardarit, në përjashtim të Egzon Bejtullait aktivizimi i të cilit mbetet në dyshim shkaku i një goditje të marrë në këmbë gjatë stërvitjes së ditës së premte. S’kemi pezullime dhe stafi teknik para ndeshjes do të zgjedhë formacionin që do të kërkojë suksesin e rradhës.

Kundërshtari
Vardari nga 6 pikë të mundshme në dy duelet e fundit ka mundur të koleksionojë vetëm dy dhe në përballjen me Shkëndijën vjen pas dy barazimeve me Pobedën dhe Akademia Pandevin. Për të dytin sezon me rradhë Shkëndija dominon bindshëm rivalin dhe kampionatin dhe pas edicionit të kaluar që solli rekord evropian për 35 pikët më shumë se vendi i dytë në fund të kampionatit edhe këtë vit Shkëndija përbën kryefjalën. Nga 27 xhiro Shkëndija ka më shumë fitore se Vardari, më pak barazime e humbje dhe efikasitet shumë më të lartë, parametra këto që kanë sjellë distancën prej 12 pikëve para Vardarit. Ekipi nga Shkupi këtë sezon nuk njeh fitoren përballë Shkëndijës, pasi barazimit 2:2 në Tetovë në hapje të këtij edicioni i pasuan dy triumfe të kuqezinjëve tanë, 2:0 në Shkup dhe 1:0 në Tetovë. Shtatë duele me rradhë Shkëndija nuk mundet nga Vardari dhe ky kompleks duket se rëndon rivalin para kësaj përballje.
Takimi Vardari-Shkëndija luhet të dielën në Maxhari të Shkupit me fillim në orën 16:00.