PREVIEW | Vardar vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë si liderë udhëtojnë drejt Shkupit për përballjen me Vardarin në kuadër të xhiros së 9-të në LPFMV.

• Kthehet elita e futbollit vendorë pas pauzës ndërkombëtare
• Shkëndija të shtunën është mysafire e Vardarit në Shkup
• Përballja luhet në “Todor Proeski” me fillim në orën 14:30

Pauza ndërkombëtare ka marrë fund dhe të shtunën në skenë kthehet elita e futbollit vendor. Kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Vardarit në Shkup dhe skuadra duket e gatshme për këtë sfidë edhe përkundër faktit se në pauzë ka punuar në formacion jo të kompletuar. Fillimisht Egzon Bejtullai (Maqedonia e Veriut) dhe Leard Sadriu (Kosova U21) ishin të grumbulluar me ekipet përfaqësuese, që më vonë ftesë të merrnin edhe Ennur Totre dhe Ljupço Doriev (Maqedonia e Veriut). Gjithsesi stafi teknik beson skuadra të ketë shfrytëzuar mirë pauzën dhe të vazhdojë rrugën e rezultateve pozitive edhe në transfertën e të shtunës në Shkup.

Të rejat në skuadër

Egzon Bejtullai do të jetë mungesa e madhe në formacionin kuqezi, pasi kapiteni doli i lënduar nga sfida Maqedoni e Veriut-Kosovë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve. Dy deri tre javë do të duhen për t’u kthyer në lojë dhe përfundimisht për të mbetet e humbur ndeshja e nesërme. Reprezentuesit tjerë Totre, Doriev e Sadriu kanë punuar me ekipin dy ditët e fundit dhe janë në dispozicion të trajnerit Gjoka, ndërsa fatmirësisht nuk kemi ndonjë mungesë tjetër para këtij dueli.

Kundërshtari

Shkëndija nuk njeh humbje nga Vardari në 12-të përplasjet e fundit mes veti, prej të cilave 8 janë kampionale dhe 4 të Kupës. Kuqezinjtë tanë shkojnë në Shkup për të vijuar ecurinë pozitive përballë një Vardari që pas disa viteve rivalitet, kësaj rradhe duket jashta luftës për titull. Pas 8 xhirove të para shkupjanët kanë efekt prej 3 fitoreve, 2 barazime dhe 3 disfata, me 11 pikë të tubuara mbajnë pozitën e 8 në renditje. Përballja Vardari-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin “Todor Proeski” në Tetovë me fillim në orën 14:30, ndërsa do të transmetohet direkt në RTVM

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME