PREVIEW | Struga vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të mërkurën përballen në transfertë me Struga Trim&Lum në duelin e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Nëse xhiron e 15-të skuadra vinte pas pauzës dy javore, tashmë ritmi shtohet dhe kuqezinjtë bashkë me ndeshjen e të dielës me Renovën brenda 7-të ditëve do të zhvillojnë tre paraqitje. E para në këtë drejtim është të mërkurën në Strugë kur xhiroja e 16-të vendos kuqezinjtë përballë anëtarit të ri në elitën e futbollit vendor. Fitorja bindëse 6:1 me Renovën jep sinjale se ekipi gjen ritmin e duhur dhe tendenca është të vazhdohet me këtë nivel paraqitjesh deri në fund të gjysmësezonit vjeshtor.

Të rejat në skuadër
Pas ndeshjes të së dielës ekipi të hënën punoi në rikuperim, ndërsa të martën pas seancës së zakonshme stërvitore skuadra udhëtoi drejt Strugës ku do të presë ndeshjen e të mërkurës. Mungesa e vetme në formacionin e Ernest Gjokës do të jetë Mevlan Murati që pezullohet pas kartonit të kuq të dielën kundër Renovës.

Kundërshtari
Struga Trim&Lum zhvillon sezonin e parë në elitën e futbollit vendor dhe pas 15-të xhirove mban pozitën e 7-të në renditje me 19-të pikë të tubuara. Struganët nuk njohin disfatën tashmë katër ndeshjet me rradhë (tre takime kampionale dhe një në Kupë), ndërsa dy xhirot e fundit kanë fituar Vardarin si vendas dhe barazuan në transfertëne me Akademia Pandevin. Dueli i parë dhe i vetëm deri tani mes dy skuadrave i takoi Shkëndijës, që në Tetovë fitonte 2:0.

Takimi Struga Trim&Lum-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në orën 13:00.

Share Now

Related Post