PREVIEW | Sileks vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë sërish luajnë në transfertë kur të dielën përballen me Sileksin, ndërsa përcaktimi mbetet i njejtë, të përsëritet loja dhe rezultati nga ndeshja me A. Pandev.

Xhiroja e dytë pranverore në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë sjell tjetër ndeshje si mysafir për Shkëndijën. Pas fitores të një jave më parë 2:1 në Strumicë përballë Akademia Pandevit, skuadra tani udhëton drejt Kratovës ku do të ndeshet me Sileksin. Ashtu si javën e shkuar edhe tani Shkëndija përballë do të ketë ekipin e vendit të tretë, pasi me disfatën e shkaktuar A. Pandevit, kuqezinjtë zbritën nga top 3 ekipin nga Strumica, ndërsa vendin e tyre e zuri pikërisht Sileksi.

Të rejat në skuadër
Objektivi për të nisur me tre pikë gjysmësezonin pranveror u realizua me sukses dhe tashmë Shkëndija kthen vëmendjen kah sfidat e rradhës. Ekipi është përgatitur në atmosferë shumë pozitive për duelin me Sileksin, ndërsa është kthyer të punojë me grupin mbrojtësi, Ardin Dallku që humbi ndeshjen me A. Pandev shkaku i dëmtimit. Gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm dhe stafi teknik e grumbullon për sfidën e nesërme. Mungesa e vetme do të jetë Valon Ahmedi, që pësoi lëndim në sfidën e javës së shkuar kur u zëvendësua pas 45 minutave të para. Si pasojë ai nuk ka mundur të stërvitet me intensitet të plotë dhe nga e hëna do të bashkohet të punojë me grupin.

Kundështari
Ashtu si Shkëndija edhe Sileksi kishte start të mirë të gjysmësezonit pranverorë. Skuadra nga Kratova shënoi fitore 1:0 përballë Renovës në Tetovë, duke u ngjitur në vend të tretë në renditje. Pikërisht Sileksi është një nga kundërshtarët më të preferuar të Shkëndijës, përballë të cilëve kemi një bilans shumë pozitiv përjashtuar duelin e fundit në Kratovë kur u mundëm 1:0. Revanshi për atë humbje erdhi në  përballjen e fundit mes veti, kur në Tetovë fituam me shifra bindëse 3:0.

#ThrowbackThursday | Last time vs Sileks

🔙 Përballja e fundit me Sileksin🎥 Golat 👉 https://dgt.ltd/38I6HPl

Posted by KF Shkëndija on Thursday, February 20, 2020

Ndeshja e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në orën 14:00.

Share Now

Related Post