PREVIEW: Shkëndija vs Tottenham

No image

Shkëndija sjell tjetër gjigand në Shkup. Tottenham i Anglisë të enjten nga ora 20:00 do të jetë rival i kuqezinjëve në duelin e xhiros së tretë eliminatore të EUFA Europa League.

• Shkëndija të enjten përballet me Tottenhamin e Jose Murinjos
• Pas Sumgayit FC dhe Botosani, kuqezinjtë hasin në test të madh
• Ndeshja luhet në “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 20:00

Pas Gentit, Milanit, Red Bull Salzburgut e Rosenborgut, gjigandi anglez Tottenham Hotspur FC është ekipi i rradhës ‘big’ që kuqezinjtë e sjellin në Shkup. Shkëndija vazhdon të shkruajë faqe të reja në historinë e saj europiane dhe dueli me ekipin e Premier Ligës kuqezinjtë tanë i eksponon gjërë në opinionin futbollistik në gjithë Europën. Pas fitores së fundjavës 2:1 me Akademia Pandevin, kuqezinjtë kanë kthyer gjithë vëmendjen kah sfida e xhiros së tretë eliminatore të UEFA Europa League.   

All set 💪 #ShkëndijaTottenham

Posted by KF Shkëndija on Wednesday, September 23, 2020

Të rejat në skuadër

Përfundimisht periudhë shumë e pafat për Armend Alimin. Mesfushori fillimisht humbi ndeshjen e parë europiane të kësaj vere me Sumgayi FC pasi pa kurfarë simptomash rezultoi pozitiv në COVID-19, ndërsa tani mungon shkaku i kartonit të kuq në sfidën me Botosanin të fituar 0:1 në Rumani. Numri ‘5’ ishte një ndër më të mirët në transfertën në Rumani, por kartoni i kuq e len jashta sfidës me Tottenhamin që paraqet mungesë të madhe për stafin teknik. Futbollistët tjerë janë në të gatshëm dhe stafi teknik do të zgjedh formacionin që beson se do t’i përgjigjet kërkesave të tija takiket për sfidën me Tottenham Hotspur FC.

Kundërshtari

Më pak nevojë për prezantim se sa rivali i të enjtes deri tani në historinë e përballjeve të Shkëndijës ka pasur vetëm AC Milan, me te cilët jemi ndeshur në vitin 2017. Dy herë kampionët e Anglisë dhe finalist të UEFA Champions League të vitit 2019 të udhëhequr nga Jose Mourinho vijnë në Shkup të përballen me Shkëndijën në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në play off të UEFA Europa League. Nëse Shkëndija vjen në këtë fazë pasi eliminoi me fitore si mysafire Sumgayit FC të Azerbajxhanit (0:2) dhe FC Botosanin e Rumanisë (0:1), Tottenham në xhiron e dytë fitoi në Bullgari 2:1 Lokomotiv Plovdivin.  Dueli Shkëndija – Tottenham luhet të enjten në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 20:00 dhe do të transmetohet direkt në RTVM dhe Super Sport 2.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME