PREVIEW | Shkëndija vs Struga Trim&Lum

No image

Kuqezinjtë të dielën nga ora 15:30 kërkojnë fitoren e tretë me rradhë në kampionat kur në Tetovë mirëpresim Struga Trim & Lum në duelin e parë ndërmjet dy skuadrave.

Shkëndija mirëpret në Tetovë ekipin e Struga Trim & Lum të dielën nga ora 15:30 në duelin e xhiros së 7-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kuqezinjtë pasi fituan dy sfidat e fundit me Rabotniçkin (3:0) dhe Renovën (2:0) tani kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive përballë anëtarit të ri të elitës vendore që nuk njeh fitoren në tre duelet e fundit. Me rritëm të shtuar të kampionatit stafi teknik ka kujdes menaxhimin e ngarkesës fizike të futbollistëve, pasi sfida me Struga Trim Lumin do të jetë dueli i tretë brenda një jave.

Të rejat në skuadër
Zija Merxhani është mungesa e vetme e kuqezinjëve dhe mbrojtësi i majtë vazhdon rikuperimin pas lëndimit të gjurit. Futbollistët tjerë janë në dispozicion të stafit teknik dhe trajneri Erhan Selimi do të mund të zgjedhë formacionin pa ndonjë problem të theksuar.

 

Kundërshtari
Struga Trim Lum zhvillon kampanjën e parë në elitën e futbollit vendor. Pas startit premtues me dy fitore në tre duelet e para, struganët humbën pak rritmin dhe në tre duelet e fundit nuk dijnë për fitore. Përveç këtij fakti, Struga në tre duelet e deritashme si mysafire numëron po aq disfata dhe me një bilans të tillë negativ vjen të përballet me kuqezinjtë që në dy ndeshjet e fundit tregojnë se kthehen në formën e duhur, për më shumë që 6 pikët maksimale i koleksionuan pranë një gol-diference 5:0.

Shkëndija-Struga Trim Lum luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30.