PREVIEW | Shkëndija vs Sileks

Pas pauzës ndërkombëtare elita e futbollit vendor rikthehet në aksion të enjten me ndeshjet e xhiros së 15-të. Shkëndija nga ora 13:00 në Tetovë pret Sileksin.

 

Përballja e liderit me skuadrën e parafundit në renditje gjithmonë të parit i jep rolin e favoritit të madh, mirëpo Shkëndija shikon me kujdes ndeshjen e të enjtes me Sileksin ku gjithsesi kërkon tre pikët. Pas pauzës 12-të ditore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, rikthehet në aksion Liga e Parë dhe kuqezinjtë kërkojnë të vazhdojnë aty ku u ndalën para pauzës. Shkëndija është në seri prej pesë fitoreve të njëpasnjëshme, ecuri kjo që ekipin e bëri lider të renditjes dhe tashmë objektivi është që skuadra të qëndrojë në atë vend deri në fund të sezonit. Interesant është fakti se kuqezinjtë serinë pozitive prej pesë triumfeve rresht e bënë pikërisht pasi u kthyen nga pauza ndërkombëtare e muajit tetor dhe tashme besohet se ekipi do të mbajë të njejtin nivel deri në mbyllje të gjysëmsezonit vjeshtor. Gjatë pauzës në mungesë të pesë lojtarëve që kishin angazhime me ekipet përfaqësuese, stafi teknik ka punuar me skuadrën në kërkim të mbajtjes së rritmit për vazhdimin e kampionatit.

 

Të rejat në skuadër

Tashmë është zyrtare se kuqezinjtë për një periudhë më të gjatë do të luajnë pa Besart Ibraimin dhe Stenio Juniorin. Dy lojtarët e repartit ofenziv të hënën i’u nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjike, duke hyrë në listën e mungesave ku prej disa muajsh qëndron Marjan Radeski. Ndërkohë lojtarët tjerë janë të gatshëm dhe stafi teknik nuk ka ndonjë problem me futbollistë të pezulluar.

Egzon Bejtullai

Vlen të ceket se pjesën më të madhe të pauzës grupi ka punuar me mungesa dhe vetëm seancat e fundit në skuadër janë kthyer Musliu, Bejtullai, Imeri, Shefiti dhe Sadriu që kishin angazhime me ekipet përfaqësuese (Maqedoni, Shqipëri U21 dhe Kosova U21).

LEXO ⬇️

Kundërshtari

Nëse bazohemi në 14-të xhirot paraprake, skuadra e Sileksit po zhvillon një sezon shumë jo stabil edhe pse duket se kanë bërë lëvizje pozitive me ndryshimin e bërë në stafin teknik. Vetëm 14-të pikë nga 14-të ndeshje të luajtura janë shumë pak për ekipin nga Kratova që ndan pozitën e fundit në renditje me Bellasicën, ndërsa vuan shumë ndeshjet si mysafir ku ka arritur të merr vetëm dy pikë. Vetëm tre fitore (të gjitha në Kratovë), pesë barazime dhe gjashtë humbje kanë lënë kratovasit poshtë në tabelë dhe për ta çdo ndeshje është si finale në luftën për mbijetesë. Kundër tyre përveç ecurisë së këtij sezoni do të jetë edhe tradita që flet bindshëm për kuqezinjtë. Shkëndija fiton dhjetë nga 11-të duelet e fundit mes veti me Sileksin, ndërsa nuk njeh humbjen në përballjet me ekipin nga Kratova në 11-të duelet e fundit. Djemtë e trajnerit Osmani pretendojnë në vazhdim të kësaj serie për t’u përforcuar në kreun e renditjes tabelare.

 

Takimi i xhiros së 15-të në LPFM ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit luhet të enjten në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00. ​

 

➡️ MaYa.mk

Share Now

Related Post