PREVIEW | Shkëndija vs Rabotniçki

No image

Kuqezinjtë të mërkurën në Tetovë presin Rabotniçkin në duelin e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija kërkon të mbyllë me sukses gjysmësezonin vjeshtorë dhe pak ditë para duelit të fundit kampional për vitin 2019 kundër Vardarit në Shkup, kuqezinjtë në Tetovë do të zhvillojnë duelin e parë të 1/4 së finales së Kupës. Ekipi është në seri pozitive në ndeshjet si vendas, ku dy takimet e fundit kampional ka shënuar 10-të gola (6:1 ndaj Renovës dhe 4:0 me Shkupin) dhe një mesatare e tillë do të ishte e mirëseardhur në ndeshjen me Rabotniçkin. Pas triumfit të ditës së dielë me Shkupin, ekipi ka kthyer vëmendjen ka sfida e Kupës dhe futbollistët duken të gatshëm për duelin e të mërkurës që nis në orën 13:00.

Të rejat në skuadër
Duke llogaritur orarin e ngjeshur dhe lodhjen që paraqitet në këtë fazë të kampionatit, trajneri Ernest Gjoka ka vendosur para ndeshjes të fundit kampionale me Vardarin të pushojë lojtarët. Besart Ibraimi nuk përfshihet fare në listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Rabotniçkit, njejtë si Mexhit Neziri që lihet gjithashtu i lirë.

Shkendija- Abdul Vahit Murati

Lista e 18-të futbollistëve do të kompletohet me të riun Abdulvahit Murati nga ekipi U19.

Kundërshtari
Rabotniçki zhvillon sezon katastrofal dhe pas 17-të xhirove mban pozitën e fundit në renditje, me vetëm 15-të pikë të tubuara. Në kuadër të Kupës ‘shkupjanët’ fazat paraprake eliminuan Vllazërimin me fitore 4:0 në Kërçovë, ndërsa në 1/8 e finales ishin më të mirë se Pelisteri (barazim 1:1 në Manastir dhe fitore 4:0 në Shkup).

Përballja e parë e 1/4 së finales së Kupës, ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00.

Share Now

Related Post