PREVIEW | Shkëndija vs Nõmme Kalju

No image

Kuqezinjtë të martën nga ora 17:00 përballen me kampionët e Estonisë, Nomme Kalju kundër të cilëve kërkohet kalimi në raundin e dytë eliminatorë të UEFA Champions League.

Futbollistët kuqezi zhvilluan seancën e fundit stërvitore me çka kanë mbyllur përgatitjet për sfidën e kthimit me Nomme Kaljun. Pas triumfit 1:0 në Talin, skuadra duket e gatshme për sfidë  e dytë me kampionët e Estonisë ndaj të cilëve do të synohet triumfiu i rradhës në Champions League, për të kaluar për herë të dytë me rradhë pengesën e parë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Të rejat në skuadër
Trajneri Qatip Osmani do të ketë më shumë zgjidhje dhe cilësi të shtuar në skuadër, pasi me ekipin tashmë punojnë brazilianët Juan Felipe dhe Stenio Junior. I pari u bashkua me ekipin para një jave dhe tashmë ka të drejtë loje, ndërsa i dyti është rikuperuar nga lëndimi dhe ngadalë kthehet në kombinim për lojë. Mospërgatitja fizike e të dyve nënkupton se nuk pritet të jenë titullarë, për më shumë që trajneri Qatip Osmani në konferencën për shtyp paralajmëroi se 99% ndeshjen do të nisë me formacion të njejtë si në Estoni.

 

Kundërshtari
Kampioni i Estonisë është para një sfide të vështirë të cilën nëse bazohemi në të kaluarën nuk kanë arritur ta tejkalojnë asnjëherë. Vetëm 3 fitore në 16-të ndeshje si mysafirë në Kupat e Europës, prej të cilave asnjë në eliminatoret e Champions League, Nomme Kalju asnjëherë nuk ka arritur të përmbysë negativën pas një disfate në terren të vet. Shkëndija ishte favorit që në hedhje të shortit, ndërsa triumfi në transfertë një javë më parë sheh kuqezinjtë në pozitë ideale për të kaluar në raundin e dytë. Gjithsesi, në lojë janë 90-të minuta gjatë të cilëve gjithçka mund të ndodh, nga rradhët e Nomme Kalju paralajmërojnë se do të kërkojnë rastin e tyre, mirëpo kuqezinjtë janë tepër të përgatitur në të gjitha aspektet për të mos lejuar të ndodhë befasi.

Sfida i Shkëndija-Nomme Kalju zhvillohet të martën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 17:00.