Preview: Shkëndija vs Borec

No image

Pas suksesit në Europë, Shkëndija të hënën ndeshet me Borecin në xhiron e 4-t të LPFMV.

• Shkëndija të hënën përballet me Borecin në Tetovë në xhiron e 4-t
• Pas suksesit në Europë, skuadra u kthehet detyrave në kampionat
• Përballja e dytë si vendas në sezonin e ri nis në orën 16:30

Kuqezinjtë u kthehen obligimeve në skenën vendore pesë ditë pasi fituan 2:0 Sumgayit FC në Azerbajxhan dhe siguruan kualifikim në raundin e dytë eliminator të UEFA Europa League. Pikërisht shkaku i udhëtimit ishte arsye që ndeshja e planifikuar për në fundjavë të shtyhet për ditën e hënë, kur pavarsisht shenjave të lodhjes kërkohet suksesi i rradhës në kampionat.

Të rejat në skuadër
Pas kthimit të premten nga Azerbajxhani, stafi teknik ka punuar në rikuperimin e futbollistëve sepse ngarkesa fizike dhe lodhja është e pranishme.

Armend Alimi mbetet jashta kombinimit shkaku i testit pozitiv në COVID-19, ndërsa shkaku i një shqetësimi në shpinë në dyshim mbetet portieri Dino Zahov. Pa pezullime dhe dëmtime tjera stafi teknik llogarit në gjithë futbollistët e mbetur, përfshi edhe Valmir Nafiun që nuk ishte në kombinim për transfertën europiane me Sumgayit FC shkaku i kartonit të kuq një vit më parë me Dudelangen e Luksemburgut.

Kundërshtari
Boreci sezonin e ri e nisi me fitore 1:0 në transfertën me Vardarin në Shkup, ndërsa më pas barazuan si vendas 1:1 me Renovën. Së fundmi javën e shkuar u mundën 1:0 në Strugë në xhiron e tretë dhe në Tetovë vijnë me 4 pikë nga tre ndeshje. 

Takimi Shkëndija-Boreci luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:30.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME