PREVIEW: Shkëndija vs Akademia Pandev

No image

Pa eurfori për suksesin e fundit europian kuqezinjtë të dielën u kthehen angazhimeve në skenën vendore.

• Akademia Pandev rivali i rradhës për kuqezinjtë tanë
• Pas suksesit europian, ekipi i kthehet skenës vendore
• Shkëndija-Akademia Pandev, të dielën në orën 15:30

Lider në skenën vendore dhe pjesëmarrës në raundin e tretë eliminatoreve të UEFA Europa League. Kjo është gjendja momentale e Shkëndijës para ndeshjes së rradhës me Akademia Pandevin në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Duke ditur se gjigandi anglez Tottenham do te jetë kundërshtar i kuqezinjëve në raundin e ardhshëm të UEFA Europa League, mediat dhe opinioni me të madhe shkruajnë për atë ndeshje, ndërsa futbollistët dhe stafi teknik as që mendojnë duelin me anglezët pasi gjithë vëmendjen e kanë drejtuar ka dueli i të dielës me Akademia Pandevin. 

Të rejat në skuadër

Fitorja 1:0 me Botoșanin në Rumani ka ngritur në mënyrë shtesë motivin në skuadër dhe me atmosferë shumë pozitive pritet dueli me Akademia Pandevin. Stafi teknik ka në dispozicion gjithë futbollistët dhe me formacion të plotë pret këtë sfidë. 

Kundërshtari

Akademia Pandev po përjeton krizë të madhe në rezultate, pasi seria negative e sezonit të kaluar të ndërprerë ka vazhduar edhe në kampanjën e re të nisur me tre humbje rresht. Fitorja e vetme ndaj Struga Trim&Lum dy xhiro më parë dha shenja se gjërat mund të kthehen në binarë, por një javë më pas erdhi humbja nga Boreci. 4 humbje dhe një fitore në pesë ndeshje e lënë Akademia Pandevin në pozitën e parafundit në renditje me vetëm tre pikë dhe Shkëndija duket e karrikuar për të vazhduar krizën e strumicasve.

Përballja Shkëndija-Akademia Pandev zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30, ndërsa do të transmetohet direkt në RMTV dhe Arena Sport.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME