PREVIEW | Shkëndija vs Akademia Pandev

No image

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë sjell ndeshje në mesjavë dhe kuqezinjtë të mërkurën do të jenë vendas të Akademia Pandevit në takimin e xhiros së 17-të.

Kuqezinjtë në dy xhirot e fundit të gjysmësezonit vjeshtor kërkojnë t’i fitojnë edhe dy ekipet e vetme që deri në këtë fazë të kampionatit nuk i kemi mundur, Akademia Pandevin dhe Renovën. Fillimisht të mërkurën në orën 13:00 në Tetovë luhet sfida me ekipin nga Strumica ndaj të cilëve Shkëndija në sfidën e parë të këtij sezoni nxori vetëm barazim 0:0. Orari i ngjeshur kërkon menaxhim të forcës dhe pas fitores 2:0 të dielën me Pobedën ekipi të hënën kishte vetëm seancë rekuperimi. Stërvitja e të martës i’u kushtua sfidës së rradhës me Akademia Pandevin dhe bazuar në atë që shihet nga performimi në terren, skuadra duket e gatshme për të sulmuar suksesin e rradhës kampional.

Të rejat në skuadër
Krahasuar me përballjen paraprake me Pobedën, nuk ka ndonjë ndryshim të madh në përbërjen e ekipit që ka në dispozicion trajneri Qatip Osmani. Pa Ibraimin, Junior dhe Radeskin të tre jashta terreneve shkaku i lëndimeve, futbollistët tjerë janë gati për të konkuruar për sfidën me Akademia Pandevin.

Kundërshtari
Rivali i rradhës i kuqezinjëve zhvillon vetëm sezonin e dytë në elitën e futbollit vendor dhe kjo do të jetë hera e gjashtë që dy skuadrat përballen mes veti. Nga pesë ndeshje të luajtura deri tani Shkëndija numëron dy fitore, një herë ka triumfuar Akademia Pandevi, ndërsa pa fitues janë mbyllur dy përballjet e fundit, përfshi edhe barazimin pa gola të këtij sezoni. Ashtu si kampanjën debutuese, skuadra nga Strumica zhvillon një gjysmësezon vjeshtor shumë pozitiv dhe për momentin mbajnë pozitën e tretë në renditje me 26 pikë të tubuara, 11 më pak se Shkëndija që është e para. Luajnë me formë të ndryshueshme dhe pikërisht joqëndrueshmëria dhe mungesa e konsistencës në rezultate ka bërë që mos të jenë edhe më lartë në renditje. Statistikat tregojnë se kryesisht fitojnë si vendas, ndërsa këtë sezon nga transsfertat numërojnë vetëm dy fitore (me Pobedën dhe Bellasicën). Ata do të luajnë në stadiumin e qytetit në Tetovë vetëm tre ditë pasi të dielën barazuan 1:1 me Renovën në Tetovë.
Shkëndija-Akademia Pandev luhet të mërkurën në Tetovë me fillim në orën 13:00.

 

 

➡️ MaYa.mk