Preview: Shkëndija-Sheriff Tiraspol

No image

Kuqezinjtë të martën para vetes kanë sfidën e radhës në Champions League kur përballë kampionëve të Moldavisë kërkojnë sukses të ri ndërkombëtar. 

Pasi javën e shkuar për herë të parë në historinë e klubit u kalua pengesa e parë (Shkëndija eliminoi në xhiron e parë The New Saints) kuqezinjtë do të luajnë përballjen e pestë në 27-të europiane dhe të pestën në Champions League. Shkëndija që numëron 10-të triumfe europiane tani kërkon suksesin e radhës në skenën ndërkombëtare përballë një rivali cilësorë. Sheriff Tiraspol ka vite që dominon futbollin në Moldavi ku në 21 vite egzistencë numërojnë 16-të tituj kampion, 9-të Kupa dhe 7-të Super Kupa. Paraqitjet e vazhdueshme në kupat e europës kanë bërë që moldavët të krijojnë përvojën e duhur, duke arritur në katër raste të jenë pjesë e fazës së grupeve të UEFA Europa League.
Ekipi gjithë javën ka punuar për të ngritur vetëbesimin në nivelin e dëshiruar dhe futbollistët duken të etshëm për tjetër paraqitje pozitive. Jashta kombinimit janë të lënduarit Marjan Radeski e Besmir Bojku, ndërsa të drejtë loje nuk kanë përforcimet e fundit Gledi Mici dhe Valmir Nafiu.

➡ FOTOGALERIA

Shkëndija-Sheriff Tiraspol luhet të martën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 20:15.

Biletat ➡  Shkëndija vs Sheriff

Kuqezinjtë për herë të tretë me rival nga Moldavia

Përballjet me Sheriff Tiraspolin nënkuptojnë përplasje të tretë të Shkëndijës me skuadër nga Moldavia, e para në Champions League. Kuqezinjtë paraprakisht janë ndeshur në UEFA Europa League me Zimbrun dhe Dacian, ndaj të cilave efekti është një kualifikim dhe një eliminim.
Në vitin 2014 në xhiron e parë eliminatore kuqezinjtë mundën në Shkup 2:1 Zimbrun, duke regjistruar triumfin e parë të klubit në kupat europiane. Mirëpo në ndeshjen e kthimit në Kishinjev moldavët fituan 2:0 duke nxjerë jashta garës Shkëndijën.
Ndërkohë në sezonin e kaluar (2017) Dacia ishte rivali i parë në udhëtimin e kuqezinjëve drejt play offit të Europa League. 3:0 fitonte Shkëndija në Strumicë, ndërsa edhe më bindës ishte triumfi 4:0 në Moldavi, me kuqezinjtë që kaluan raundin e parë eliminator me rezultat të përgjithshëm 7:0.