Preview: Shkëndija – Makedonija Gj.P.

Xhiroja e 11-të në Ligën e Parë të dielën nga ora 13:30 në Tetovë takon Shkëndijën me Makedonija Gj.P.

Kuqezinjtë rrikthehen të zhvillojnë ndeshje para publikut tetovarë pas 22 ditëve, pasi takimi i fundit në Tetovë është luajtur me 6 tetor kundër Renovës. Triumfi i javës së shkuar në transfertën me Vardarin ka kthyer skuadrën në rrugën e suksesit dhe tashmë kërkohet vazhdimësi. Stafi teknik gjithë javën me futbollistët punoi për sfidën e rradhës në të cilën përveç aspektit fizik e tekniko taktik, nevojitet qëndrueshmëri psiqike në drejtim të respektit për ndeshjen dhe kundërshtarin.

Egzon Bejtullai - Shkendija - training

Të rejat në skuadër

Kundër Makedonija Gj.P. trajneri Osmani nuk do të ketë brazilianin Junior, i cili kundër Vardarit kompletoi pesë kartona të verdhë që automatikisht u pezullua për ndeshjen e xhiros së 11-të. Bojku ka lënë pas dëmtimin dhe konkuron për lojë bashkë me gjithë futbollistët tjerë.

Kundërshtari

Edhe pse këtë sezon janë rrikthyer në elitë dhe kanë imazh të një ekipi modest, Makedonija Gj.P. meriton respekt maksimal. Në 10-të xhirot paraprake kanë dëshmuar se dijnë të befasojnë, përfshi një barazim pa gola kundër Shkëndijës në start të sezonit (xhiroja e dytë në Shkup solli barazim 0:0). Me 3 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje për momentin mbajnë pozitën e pestë në renditje me 13 pikë të tubuara. Në Tetovë vijë në një moment shumë pozitiv pasi në katër ndeshjet e fundit numërojnë tre fitore dhe një barazim, shtuar edhe triumfin për eliminim të Vardarit nga Kupa e Maqedonisë. Tradita është në anën e Shkëndijës që në 10-të takimet e fundit kampionale numëron 8 fitore dhe 2 barazime. Pika më e fortë e Makedonija Gj.P. në pjesën e deritashme rezulton ish-sulmuesi i Shkëndijës, Hristijan Kirovski, ndërsa në formacion janë edhe ish-kuqezinjë Sabit Bilalli dhe portieri Marko Jovanovski.Shkëndija-Makedonija Gj.P. luhet të dielën nh Tetovë me fillim në orën 13:30.

➡️ MaYa.mk