PREVIEW | Shkëndija-Makedonija Gj.P.

No image

Kuqezinjtë rikthehen të luajnë në Tetovë pas 3 muajve, pasi të dielën në xhiron e 3-të të LPFMV-së presin Makedonija Gj.P..

Shkëndija është gati të presë duelin e parë zyrtar në Tetovë, pasi për plotë 3 muaj nuk luan në fushë të vet. Për herë të fundit si vendas kuqezinjtë luajtën në xhiron e parafundit të sezonit të kaluar kur më 19 maj në fitoren 4:1 kundër Akademia Pandevit skuadra festoi titullin e tretë kampion në Maqedoninë e Veriut.

Sezoni i ri servoi dy xhirot e para ndeshje si mysafire, ndërsa edhe dueli i mesjavës në Kupën e vendit u luajt në transfertë. Më në fund xhiroja e tretë e Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut (LPFMV) sjell ndeshje në terren vendas për Shkëndijën dhe kuqezinjtë janë gati për sfidën me Makedonija Gj.P..

 

Të rejat në skuadër
Me formacion të kompletuar stafi teknik pritet të zgjedhë ekipin ideal të momentit që do të kërkojë fitoren e parë në sezonin e ri. Shkëndija nisi keq këtë kampanjë me dy disfata në transfertat me A. Pandev dhe Sileksin, ndërsa ekipi dha shenja se gjen formën në mesjavë kur mundi 4:1 Gostivarin në fazën e 1/16 së Kupës. Tani kërkohet vazhdimësi në kampionat me ekipin shkupjan si rival të parë.

Kundërshtari
Makedonija Gj.P. është një prej ekipet me startin më të mirë të sezonit të ri, pasi në dy ndeshje numërojnë 4 pikë (fitore dhe barazim). Realisht, sezonin e kaluar garonin për mbijetesë dhe në fund falë shumë rethanave siguruan dalje në Europë. Në verë pësuan shumë ndryshime në formacion, por dy xhirot e para treguan se kanë krijuar ekip cilësor që do të jetë rival i papërshtatshëm për çdo skuadër. Bilansi i ndeshjeve ndërmjet Shkëndijës dhe Makedonija Gj. P. flet bindshëm për kuqezinjtë të cilët në historinë më të re si vendas kanë efekt 100% fitore, duke triumfuar në gjithë 6 takimet e luajtura në Tetovë.

Shkëndija-Makedonija Gj.P. luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00.