PREVIEW | Rabotniçki vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të shtunën nga ora 13:00 do të përballen me Rabotniçkin në Shkup në takimin e xhiros së 14-të në LPFM.

Futbollistët e Shkëndijës shikojnë përpara duke kthyer gjithë vëmendjen ka sfida kampionale me Rabotniçkin. Seria prej katër fitoreve të njëpasnjëshme ka ngjitur skuadrën në kreun e tabelës dhe tashmë kërkohet i pesti triumf rresht për të ruajtur apo përforcuar vendin e parë. Në kushte kur pas kësaj përballje pason pauzë dyjavore në kampionat shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, shumë me rëndësi është që kjo sfidë të kalohet me sukses pasi Shkëndija gjeti formën optimale dhe krijoi serinë e fitoreve pikërisht pas pauzës paraprake kampionale. Pas ndeshjes së mesjavës në Kupë kuqezinjtë kanë punuar për këtë ndeshje dhe besohet se ekipi i gatshëm pret sfidën me ‘romantikët’.

Të rejat në skuadër
Besart Ibraimi dhe Stenio Junior mbeten jashta kombinimit në pritje të ekzaminimeve që do të japin përgjigjen e shkallës së seriozitetit të lëndimit, ndërsa për ndeshjen me Rabotniçkin mungon edhe mbrojtësi Egzon Bejtullai shkaku i pezullimit pas kartonit të kuq nëa ndeshjen e Kupës me Pobedën.

Kundërshtari
Shkëndija nuk njeh humbjen në tetë përballje me rradhë me Rabotniçkin nga të cilët është mundur vetëm një herë në 18-të takimet e fundit. Kuqezinjtë kanë krijuar statistika shumë pozitive ndaj këtij rivali, që për më shumë kanë ditur t’i shndërojnë në goleada ndeshjet kundër tyre. Ashtu si sezonin e kaluar në Shkup edhe në përballjen e parë të kësaj kampanje kuqezinjtë fitonin me rezultat tenistik 6:2. Debakli nga Shkëndija në xhiron e pestë të këtij sezoni futi në krizë Rabotniçkin që nuk fitonte pesë ndeshje me rradhë, prej të cilave tre takime sollën disfata të njëpasnjëshme. Kjo ecuri solli ndryshim në pankinë, por edhe me trajnerin e ri Zhikica Tasaevski gjërat nuk janë duke shkuar si duhet, pasi fitoret ndaj Renovës dhe Pobedës u ndoqën me humbje nga Sileksi dhe Akademia Pandevi. Ashtu si Shkëndija që në mesjavë humbi 1:0 nga Pobeda në takimin e parë të çerekfinales së Kupës edhe Rabotniçki pësoi disfatë minimale 1:0 përballë Makedonija Gj.P. Pas 13-të xhirove në LPFM Shkëndija është lider në renditje me 28 pikë, ndërsa Rabotniçki mban pozitën e pestë me 17-të pikë të tubuara.
Takimi ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës luhet të shtunën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 13:00.

➡️ MaYa.mk