PREVIEW | Rabotniçki vs Shkëndija

No image

Të mërkurën në Shkup kuqezinjtë kundër Rabotniçkit zhvillojnë ndeshjen e kthimit të 1/4 së finales së Kupës. Ndeshja e parë në Tetovë u mbyll me barazim 1:1.

Shkëndija len anësh për një çast kampionatin, pasi të mërkurën në fushë të Rabotniçkit do të diskutojë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë barazuan 1:1 në Tetovë në takimin e parë të çerekfinales të luajtur më 4 dhjetor të vitit të kaluar në Tetovë, ndërsa revanshin do ta nisin me baraspeshë dhe pa epërsi nga ndeshja si vendas. Skuadra është në moment pozitiv, posaçërisht pas fitores bindëse 4:1 me Makedonija Gj.P. të dielën në kampionat dhe stafi teknik e futbollistët besojnë që këtë formë ta bartin edhe në ndeshjen e Kupës të mërkurën ndaj Rabotniçkit.

Të rejat në skuadër

Pas pauzës të dielën shkaku i pezullimit me pesë kartona të verdhë, në skuadër kthehet Çeshmexhiev, për herë të parë grumbullohet sulmuesi i ri francez Es Sahhal, ndërsa stafi teknik mendon për rotacion në skuadër në tentimin për të ruajtur fresiknë në kushte kur periudhën që pason kemi ndeshje çdo të tretën ditë.

“Është ndeshje me rëndësi për ne, sepse Shkëndija është përgatitur për të gjithë kompeticionet. Nga nesër deri më datën 21 mars ne kemi çdo tre ditë ndeshje dhe paralel me synimin e rezultatit të dëshiruar ne duhet të mendojmë edhe për rotacione për të qenë të gatshëm edhe për nesër 100% edhe për të qenë qenë të gatshëm edhe të freskët 100% edhe për ndeshjen kampionale me Borecin“, shprehet trajneri, Ernest Gjoka.

Kundërshtari

Rabotniçki edhe pse gjendet në pjesën e poshtme të tabelës, në pranverë shfaqet krejtësisht me një fytyrë tjetër. Përforcime në skuadër dhe angazhimi i trajnerit serb Dostaniq kanë sjellë frymë të re te ‘romantikët”, të cilët në tre ndeshjet paraprake kanë fituar si mysafirë 1:0 Struga T&L, mundën 2:1 Shkupin, ndërsa pa gola luajtën së fundmi me Vardarin. Barazimi 1:1 në ndeshjen e parë me Shkëndijën u jep një përparësi të lehtë, mirëpo Shkëndija ka dëshmuar se mund të fitojë në fushë të këtij rivali, përfshi edhe triumfin e këtij sezoni 2:1 në muajin nëntor.

Përballja e kthimit e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës luhet të mërkurën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 14:00.

Share Now

Related Post