PREVIEW | Pobeda vs Shkëndija

No image

 

Kuqezinjtë të dielën në Turnovë kërkojnë fitoren e shtatë me rradhë në kampionat kur përballen me Pobedën e Prilepit.

Të dielën luhen ndeshjet e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe lideri renditjes para vetes ka transfertë me Pobedën. Shkëndija kalon momentin më të mirë të kampanjës kur seria prej gjashtë fitoreve me rradhë ka çuar skuadrën të distancohet 6 pikë nga vendi i dytë në renditje. Ashtu si në tetor edhe pauzës së nëntorit kuqezinjtë i’u përgjigjën pozitivisht duke fituar të enjten 5:0 Sileksin. Menjëherë pas asaj sfide vëmendja ishte kthyer ka takimi i rradhës me Pobedën, e cila ka zgjedhur stadiumin e Turnovës si fushë vendase për këtë përballje.

Të rejat në skuadër
Pas ndeshjes të së enjtes me Sileksin stafi teknik ka punuar në rikuperim të forcës së ekipit dhe përgatitje për sfidën e rradhës. Menaxhimi i forcës vlerësohet shumë me rëndësi në kushte kur sërish pason orar i ngjeshur i ndeshjeve në periudhën që pason. Tashmë dihet se në ndeshjet e rradhës ekipi do të luajë pa Ibraimin dhe Juniorin, të dy të operuar. Trajneri Osmani nuk ka mungesa tjera dhe para fillimit të ndeshjes do të vendos për formacionin që do të kërkojë suksesin e rradhës.

Kundërshtari
Ashtu si sezonin e kaluar, Shkëndija dominon futbollin e Maqedonisë edhe në këtë kampanjë dhe në këtë periudhë nëse ka një skuadër që është konfirmuar si rival i papërshtatshëm, ajo është Pobeda. Kuqezinjtë sezonin e shkuar historik ndaleshin nga ky rival me barazim 3:3 në Tetovë, për t’u mundur më pas 2:1 në Strumicë. Këtë kampanjë Shkëndija ka pësuar vetëm një disfatë dhe e njejta vjen nga Pobeda 2:0 në Tetovë. Dy ekipet janë përballë njëra-tjetrës edhe në çerekfinale të Kupës ku ndeshjen e parë në Tetovë e ka fituar Pobeda me rezultat 1:0. Gjithsesi këto statistika nuk duhet të ndikojnë në takimin e rradhës dhe futbollistët e Shkëndijës besojnë se me një qasje serioze dhe angazhim maksimal do të arrijnë të menaxhojnë fitoren dhe tre pikë të rradhës. Për më shumë që Pobeda nuk është në nivel të duhur dhe në katër ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore dhe tre disfata. Pas pauzës kampionale të enjten u mundën 2:1 nga Akademia Pandev pikërisht në terrenin ku do të luhet edhe sfida me kuqezinjtë.

Duke ditur se stadiumi i Prilepit nuk ofron kushte për të pritur një ndeshje të Ligës së Parë, përballja Pobeda-Shkëndija do të luhet të dielën në Turnovë të Strumicës me fillim në orën 13:00.

 

➡️ MaYa.mk