PREVIEW | Pobeda vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të mërkurën nga ora 13:00  në Manastir përballen me Pobedën në kërkim të përmbysjes së negativës 1:0 nga ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës.

Shkëndija pretendon fund të suksesshëm të vitit 2018 dhe pas sigurimit të vendit të parë në kampionat me pesë pikë para Vardarit, tash kërkohet kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës. Ky objektiv sjell sfidë në vete pasi përveç 90-të minutave që djemtë e trajnerit Osmani do t’i kenë para vetes, në të njejtën kohë ata duhet të përmbysin negativën nga ndeshja e parë çerekfinale e luajtur në Tetovë, kur Pobeda fitoi 1:0. Kuqezinjtë të dielën fituan 3:0 Renovën në ndeshjen e fundit kampionale për vitin 2018 dhe me të njejtën recetë do të futen edhe kundër Pobedës. Futbollistët duken optimisë dhe me atmosferë pozitive presin ndeshjen e të mërkurës të cilën ekipi nga Prilepi ka vendosur ta luajë në Manastir.

Të rejat në skuadër
Duke llogaritur lodhjen që ndjen skuadra dhe mungesat e rëndësishme në formacion shkaku i lëndimeve, trajneri Osmani është i lumtur që me ndeshjen e nesërme mbyllen angazhimet për vitin 2018. Pa Ibraimin, Juniorin dhe Radeskin, të tre të lënduar më seriozisht, Bejtullai është lojtari i katërt i rëndësishëm që lëshon këtë ndeshje. Ashtu si takimin e fundit kampional edhe tani numri ‘4’ mungon shkaku i goditjes që morri në kokë në takimin e xhiros së 17-të kundër Akademia Pandevit.

Kundërshtari
Shkëndija shkon në Manastir për të përsëritur të paktën fitoren kampionale 2:0 që shënoi ndaj Pobedës dhjetë ditë më parë në Turnovë. Pikërisht ajo ndeshje tregoi se kuqezinjtë tejkalojnë presionin e rezultateve negative kohëve të fundit përballë skuadrës nga Prilepi. Pobeda për momentin është në krizë, ditë më parë ndryshuan shefin e stafit teknik dhe me trajner të ri do të hyjnë të mbrojnë epërsinë 1:0 nga ndeshja e parë me Shkëndijën. Kujtojmë se kuqezinjtë në mërë fazë erdhën pasi më herët eliminuan Kozhufin e Gjevgjelisë (1/16 e finales fitore 2:0) dhe Kit-Go nga Pehçeva (1/8 e finales, fitore 2:0 në Tetovë dhe 5:0 në transfertë). Ndërkohë edhe Pobeda dy raundet paraprake u përball me kundërshtarë nga Liga e Dytë. Në start të garave ata fituan 2:1 si mysafirë te Struga Trim Lum, ndërsa dy herë mundën Gostivarin në 1/8 e finales (2:1 dhe 4:1).

Ndeshja e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Pobedës dhe Shkëndijës luhet të mëkurën në stadiumin ‘Tumbe Kafe’ në Manastir me fillim në orën 13:00.