PREVIEW | Makedonija GP vs Shkëndija

No image

Shkëndija të dielën udhëton në Shkup për tu përballur me Makedonija Gj.P. në kuadër të xhiros së 12-të në LPFMV.

Kuqezinjtë kërkojnë vazhdimësi të fitoreve në rrugëtimin drejt kreut të tabelës dhe pas triumfit të mesjavës 3:0 kundër Sileksit, djemtë e trajnerit Ernest Gjoka pretendojnë tre pikë të reja në transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup. Futbollistët kanë punuar në rikuperim fizik shkaku i ngarkesës së madhe si pasojë e orarit të ngjeshur, të vetëdijshëm se triumfi në këtë sfidë garanton ngjitje të re në tabelë duke parë se dy ekipet janë larg njëra tjetrës vetëm dy pikë (Shkëndija e pesta me 14 pikë, ndërsa Makedonija Gj.P. dhe Shkupi ndajnë vendin e tretë me nga 16 pikë).

 

 

Të rejat në skuadër
Ennur Totre ditëve të fundit ka punuar i diferencuar nga grupi pasi është ankuar në dhimbje të kofshës pas ndeshjes të së mërkurës me Sileksin dhe mbetet në dyshim deri në moment të fundit për takimin e të dielës. Zija Merxhani ende nuk është i rikuperuar plotësisht dhe sërish mbetet jashta kombinimit. Pa pezullime trajneri Gjoka mund të llogarisë te të gjithë lojtarët tjerë.

Kundërshtari
Shkëndija shkon në duelin me Makedonija Gj.P. ndoshta në momentin më ideal pasi skuadra shkupjane që deri tani zhvillon sezon shumë të mirë (renditen në vend të katërt me 16-të pikë të tubuara), në mesjavë u deklasua 4:0 në transfertën me Akademia Pandevin. Kuqezinjtë do të kërkojnë të shfrytëzojnë goditjen psiqike të rivalit, për më shumë që djemtë e trajnerit Gjoka duan të vazhdojnë ngritjen pas triumfit 3:0 me Sileksin. Ndeshja e parë e këtij sezoni në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Makedonija G.P. u mbyll me barazim 1:1 dhe kuqezinjtë tash kërkojnë tre pikë për të kompensuar gabimet e raundit të parë.

Makedonija Gj.P.-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të me fillim në orën 13:30.