Preview: Makedonija Gj.P. – Shkëndija

No image

Kampionët e vendit të dielën nga ora 17:00 zhvillojnë transfertën e parë në sezonin e ri në LPFM, kur kërkohet tre pikëshi përballë Makedonija Gj.P..

Me play offin e UEFA Europa Leagues para vetes, futbollistët e Shkëndijës sërish kthejnë vëmendjen në skenën vendore ku pason sfida e xhiros së dytë të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Pas sfidës së lodhshme me Red Bull Salzburgun në xhiron e tretë eliminatore të Champions League, stafi teknik ka punuar në rikuperimin e skuadrës dhe tanimë ekipi duket gati për të synuar fitoren e parë kampionale në sezonin e ri. Kuqezinjtë startuan kampanjën me barazim 2:2 me Vardarin, ndërsa Makedonija Gj.P. u mund në transfertën me Akademia Pandevin.

 

Të rejat në skuadër

Trajneri Qatip Osmani në sfidën me Makedonija Gj.P. nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit, Armend Alimi, i pezulluar me një ndeshje pas kartonit të kuq (dy kartona të verdhë) me Vardarin në xhiron e parë.

Me vendim të stafit teknik, jashta skuadrës për arsye taktike mbetet Alma Wakili. Gjithë futbollistët tjerë janë gati për lojë dhe trajneri Osmani disa orë para takimit do të vendosë për formacionin startues, gjithnjë duke llogaritur se të enjten e ardhshme pason takimi i parë i play offit të UEFA Europa League kundër Rosenborgut në Norvegji.

Kundërshtari

Pas pauzës prej një viti rikthehen duelet ndërmjet Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P. në nivel elitar të futbollit vendor. Skuadra nga paralagja e Shkupit sezonin e kaluar garoi në Ligën e Dytë dhe arriti për vetëm një vit të sigurojë rikthimin në kategorinë më të mirë. Makedonija Gj.P. sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e parë në Ligën e Dytë – Grupi Perëndim me 56 pikë të tubuara, dy më shumë se ekipi i vendit të dytë, Gostivari. Në 27-të ndeshje, shkupjanët koleksionuan 17 fitore, pesë barazime dhe pesë disfata. Kjo ishte e mjaftueshme për vendin e parë dhe sigurim të ngjitjes në elitë, ku startuan me humbje 2:1 në transfertën me Akademia Pandevin në Turnovë.
Përballja e fundit ndërmjet Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P. është zhvilluar dy sezone më parë, kur kuqezinjtë fitonin 3:2 në Shkup më 14 maj 2017. Në atë sezon kundërshtari i rradhës i kuqezinjëve humbi statusin në elitë dhe në këtë drejtim u mundën në të katër përballjet sezonale me Shkëndijën (3:0 dhe 5:1 në Tetovë dhe 0:4 dhe 2:3 në Shkup).

Takimi Makedonija Gj.P. – Shkëndija luhet të dielën në Gjorçe Petrov të Shkupit me fillim në orën 17:00.