PREVIEW | Akademia Pandev-Shkëndija

No image

Të shtunën nis sezoni i ri garues në elitën e futbollit vendor dhe kuqezinjtë mbrojtjen e titullit e fillojnë me transfertën me Akademia Pandevin në Strumicë.

Sezon i ri me ambicie të vjetra. Kampionët të shtunën në transfertën me Akademia Pandevin nisin sezonin garues 2019/2020 me pretendime të qarta për të fituar sërish titullin. Skuadra ka lënë pas paraqitjen në skenën europiane, që për dallim nga tre vitet paraprake kësaj rradhe nuk solli rendimentin e pritur, mirëpo tashmë vëmendja kthehet kah skena vendore ku pritet ekipi të rikonfirmojë dominimin.

Të rejat në skuadër
Stafi teknik javën e fundit paralel me punën standarde të paraparë për këtë periudhë, ka punuar edhe në aspektin psiqik për të ngritur ekipin në nivelin e duhur për këtë situatë kur fokusi duhet kthyer për sfidat kampionale. Takimi i parë në Strumicë vlerësohet maksimalisht dhe kërkohet start me tre pikë në sezonin e ri. Pa lëndime dhe pezullime, stafi teknik ka në disponim të gjithë futbollistët për takimin e parë me Akademia Pandevin.

Kundërshtari
Dueli me Akademia Pandevin faktikisht vëndon përballë njëra tjetrës kampionin dhe fituesin e Kupës. Ekipi nga Strumica do të nisë sezonin e tretë në elitën e futbollit vendor, ndërsa suksesin më të madh arritën sezonin e shkuar kur në kampionat u renditën në vendin e dytë, menjëherë pas Shkëndijës, ndërsa fituar trofeun e parë në histori, atë të Kupës. Deri tani dy ekipet janë përballur në tetë herë, me kuqezinjtë që numërojnë 4 fitore, dy herë ekipet kanë barazuar, ndërsa A. Pandev ka fituar në dy raste.

Takimi Akademia Pandev-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë me fillim në orën 17:30.