PREVIEW | A. Pandev vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të dielën kundër Akademia Pandevit në Strumicë zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare në vitin 2020.

Përfundon pauza dimërore në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe me ndeshjet e xhiros së 19-të vazhdojnë garat në elitën vendore. Pas më shumë se dy muajve kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshje zyrtare dhe transferta me Akademia Pandevin do të jetë e para në vitin 2020. Përballja e dy ekipeve që qëndrojnë në tre vendet e para të renditjes gjithsesi se shihet derbi i madh i kësaj xhiroje, me kuqezinjtë që shkojnë drejtë Strumicës në kërkim të fitores.

Të rejat në skuadër
Me katër ndeshje kontrolluese të zhvilluara në kuadër të fazës përgatitore, ndeshja me Akademia Pandev është mundësi për minutat e para zyrtare si pjesë e kuqezinjëve për aktivizimet e reja Valon Ahmedi, Ardin Dallku, Jan Krivak, Aldair Neto dhe Aboubaker El Sahhal. Në fakt, pikërisht një prej angazhimet e reja, Dallku ditëve të fundit ankohej në lëndim dhe i njejti mbetet jashta kombinimit për takimin e nesërm. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë dhe trajneri Gjoka mund të zgjedh formacionin që beson të sjellë fitoren.

Kundërshtari
Akademia Pandev në gjysmësezonin pranveror vjen e përforcuar, pasi në janar angazhuan disa futbollistë cilësorë. Në fakt 6 lojtarë u larguan, ndërsa u siguruan 5 përforcime mes të cilëve emra të njohur si Bojan Najdenov, Mite Cikarski apo edhe shqiptari Ndue Mujeci që vjen nga kampionati qipriot. Strumicasit fazën përgatitore e zhvilluan në Antalia të Turqisë, ku luajtën 7 ndeshje kontrolluese me bilans prej 2 fitoreve, 3 barazimeve dhe 2 disfatave.

Përballja e xhiros së 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Akademia Pandevit dhe Shkëndijës luhet të dielën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë me fillim në orën 13:00.

Share Now

Related Post