Press: Shkëndija-Nomme Kalju

No image
• Trajneri dhe kapiteni optimist për ndeshjen e kthimit
• Epërsia të materializohet me kualifikim në raundin e dytë
• Formacioni 99% do të jetë si në takimin e parë
• Mbështetja e publikut është lojtari i 12-të
Kuqezinjtë të përfaqësuar nga trajneri Osmani dhe kapiteni Alimi folën para mediave për ndeshjen e kthimit me Nomme Kaljun, me besim për të eliminuar kampionin e Estonisë.

Me përparësi 1:0 nga ndeshja e parë në Estoni, Shkëndija duket e karikuar të bëjë detyrën në ndeshjen e kthimit me Nomme Kaljun për të konfirmuar avansimin në raundin e dytë të eliminatoreve të UEFA Champions League.

Qatip Osmani: “Pas ndeshjes së parë brenda javës kemi analizuar gabimet që i bëmë në takimin e luajtur në Talin, ndërsa nesër presim që të marrim kualifikimin për në raundin tjetër“.

Armend Alimi: “E dimë se kemi edhe 90-të minuta për të arritur qëllimin dhe për të kaluar raundin e parë. Kemi një rezultat të mirë, por nuk do të thotë asgjë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe për t’i gëzuar tifozët tanë“.

Qatip Osmani:Kemi rezultat pozitiv që na afron pranë kualifkimit në raundin tjetër, por e kemi marrë shumë me seriozitet ndeshjen e kthimit. Edhe pse e kemi atë përparësi 1:0, në futboll ndodhin befasitë, ashtu që duhet të hyjmë maksimalisht të motivuar për të fituar. Sa i përket formacionit, 99.9 % do të jetë ai që startoi në Talin”.

Armend Alimi: “Është e vërtet që e dominuam ndeshjen në Talin, kishim posedim të topit, krijuam disa raste të mirë, por na mungoi finalizimi. Mendoj se nesër atë do të përmirësojmë. Çdo herë ndeshja e parë është e vështirë, ndërsa në vijim mendoj që forma e lojtarëve vjen në nivelin e duhur”.

Qatip Osmani: “Lojtari 12-të i Shkëndijës gjithmonë kanë qenë tifozët ‘Ballistët’, ashtu që presim si në ndeshjet tjera Europiane që na kanë mbështetur edhe nesër i presim në një numër të madh që të në japin përkrahjen e duhur”.

Shkëndija tashmë është vendosur në Shkup dhe sot në orën 17:00 në do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore.

Skuadra estoneze Nomme Kalju gjendet në vendin tonë prej dje, në orën 17:30 kanë paralajmëruar takim me media, ndërsa seancën stërvitore e kanë caktuar nga ora 18:00.

Ndeshja Shkëndija-Nomme Kalju zhvillohet të martën (16.07.2019) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 17:00.