Press: Shkëndija- F91 Dudelange

No image
Trajneri Osmani dhe kapiteni Alimi flasin para mediave
• “Me maturi të marrim rezultat pozitiv kund F91 Dudelange”
• Osmani: “Kemi ndryshime në formacion, Felipe starton”
• Alimi: “Presim sa më shumë spektatorë në tribuna”
• Në rast të kualifikimit, rivali ardhshëm humbësi i duelit Celtic vs Nomme Kalju
Shkëndija vendoset në Shkup për të kryer përgatitjet përfundimatre për takimin e të martës me F91 Dudelange nga Luksemburgu, në kuadër të raundit të dytë eliminator të UEFA Euroa League. Me këtë rast para mediave në konferencën për shtyp folën trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.
Qatip Osmani: “Pas humbjes dhe eliminimit nga nga Nomme Kalju mendoj se analizat që bëmë dhe kritikat ne si staf teknik ndaj lojtarëve mendoj se kanë bërë që të kemi atmosferë stabile në ekip. Nuk them të harrohet, por mendoj se koncentrimin duhet ta kthejmë për sfidën e rradhës që na pret nesër me Dudelanzhin. Ditëve të fundit ndjehet se në skuadër kemi atmosferë të mirë dhe të gatshëm presim ndeshjen e rradhës.”
Armend Alimi: “Normal pas ndeshjes së fundit ishte e patjetërsueshme të flasim bashkë dhe të kërkojmë ku ishte problemi. Jemi të vetëdijshëm se kemi gabuar, por ja ku kemi mundësinë që nesër të përmirësojmë atë dhe të kthehemi shpejt në rrugën e rezultateve pozitive.”
Qatip Osmani: “Sigurisht se pas humbjes që pësuam, mos them është e domosdoshme, por normal që do ketë ndonjë ndryshim në formacion. Gjatë javës kemi provuar disa formacione në seancat stërvitore. Mund të konfirmoj se do të ketë ndryshime në formacion dhe se presim që Felipe të startojë nga minuta e parë takimin.”
Armend Alimi: “Pa tifozë futbolli nuk është interesant. Përkrahësit tanë do të jenë mbështetje e madhe për ne dhe pres të vijnë në numër sa më të madh. Në fund besoj t’ua kthejmë me rezultat të mirë.”
Qatip Osmani: “Kemi folur me lojtarët në lidhje me qasjen dhe mendoj se mënyra si ju qasëm ndeshjes së kaluar ishte një prej arsyet e humbjes. Mendoj se nesër do të kemi qasje krejtësisht tjetër.”
Armend Alimi: “Presioni gjithmonë është i mirëseardhur nëse e marrim me pozitivitet. Ne jemi profesionistë, kemi pasur edhe më herët situata të këtilla dhe duhet të përballemi me këto situata. Pres nesër të jemi në nivel, kemi respekt për Dudelange që vitin e kaluar eliminuan edhe Legian, por në futboll asgjë nuk është e garantuar dhe në terren duhet të dëshmohesh. Ne jemi të gatshëm të japim më të mirën dhe të marrim rezultatin e dëshiruar.”
Qatip Osmani: “Nëse analizojmë ekipin e Dudelange dhe Nomme Kalju, mendoj se estonezët kanë përparësi defanzivën më cilësore. Ndërkohë kampioni i Luksemburgut është skuadër që don të luajë, ka tjetër filozofi në krahasim me Nomme Kalju-n. Unë kam thënë që në konferencën e kaluar për shtyp se Dudelange është skuadër cilësore. Edhe pse luajnë në ligën e Luksemburgut, ata janë dominues dhe vitin e kaluar kishin sukses të madh dhe luajtën edhe në grupet e Europa Leagues. Bëhet fjalë për skuadër që ka filozofi krejtësisht të ndryshme me atë të Nomme Kalju-t.”

Shkëndija sot në orën 19:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore.
F91 Dudelange nga Luksemburgu tashmë gjendet në vendin tonë, në orën 18:00 kanë caktuar seancën stërvitore, ndërsa nga ora 19:15 do të zhvillojnë konferencën për shtyp.
Ndeshja Shkëndija- F91 Dudelange zhvillohet të martën (23.07.2019) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 17:55.