Press para ndeshjes TNS-Shkëndija

No image

Trajneri Osmani dhe kapiteni Alimi besojnë në tjetër fitore të kuqezinjëve të martën në transfertën The New Saints.

 

Fitorja 5:0 në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Champions League e bën Shkëndijën favorit apsolut për të kaluar në raundin e dytë. Kuqezinjtë nuk mendojnë për të ulur ritmin dhe kërkojnë tjetër fitore përballë kampionit të Uellsit, The New Saints. Këtë e transmetuan në konferencën për shtyp para takimit të kthimit në Osuestri, trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

“Përkundër fitores 5:0 në ndeshjen e parë ne nuk mendojmë të ulim ritmin dhe do të luajmë me përqendrim maksimal edhe ndeshjen e kthimit. Shkëndija respekton çdo kundërshtar dhe të martën do të luajmë për tjetër fitore. Ndoshta do të kemi ndonjë ndryshim në formacion, por kjo nuk do të ndryshojë përcaktimin tonë për triumf”, u shpreh shefi i stafit teknik, Qatip Osmani.
“Jemi këtu për të luajtur lojën tonë dhe pa marrë parasysh se kemi epërsi 5:0 nga ndeshja e parë ne mendojmë vetëm për rezultat pozitiv. Unë personalisht nuk mbaj mend Shkëndijën të luajë dikund dhe mos ketë mbështetjen e publikut, ashtu ishte herën e fundit kur luajtëm në Skoci me Aberdeen-in, ndërsa ja dëgjojmë se edhe nesër do të kemi mbështetje nga tifozë të Shkëndijës”, deklaroi kapiteni, Armend Alimi.

Përballja e dytë e xhiros së parë të eliminatoreve të Champions League ndërmjet The New Saints dhe Shkëndijës luhet të martën në “Park Hall Stadium” në Oswestry të Uellsit me fillim në orën 19:00 sipas kohës lokale (ora 20:00 në Maqedoni).