Press para ndeshjes ndaj Tottenham

No image

Shefi i stafit teknik Ernest Gjoka dhe kapiteni Egzon Bejtullai kanë folur para mediave para përballjes të së enjtes me Tottenhamin.

Shkëndija të enjtën zhvillon ndeshjen e xhiros së tretë eliminatore të UEFA Europa League përballë Tottenhamit të Anglisë, ndërsa para ndeshjes trajneri Gjoka dhe kapiteni Bejtullai para mediave kanë folur për pritjet e kuqezinjtë nga kjop përballje. Shkëndija vjen në këtë fazë pasi eliminoi me fitore si mysafire Sumgayit FC të Azerbajxhanit (0:2) dhe FC Botosanin e Rumanisë (0:1), ndërsa Tottenham në xhiron e dytë fitoi në Bullgari 2:1 Lokomotiv Plovdivin.

Egzon Bejtullai: “Normalisht ne e dimë që Totenhemi ka lojtarë cilësor që përballen me shumë ekipe më të mëdha se ne. Por ne si futbollist mundohemi që çdo herë të japim maksimumin në fushë dhe rezultati do të tregojë nesër në fushë”.

Ernest Gjoka: “Të përgatitësh një ndeshje të një niveli kaq të lartë europian nuk është e lehtë. Por mendoj që nga eksperienca që kemi, por edhe nga gjëja më kryesore që kemi cilësinë brenda dhe lojtarë që kanë shumë eksperiencë, ta bëjnë punën më të lehtë. Sigurisht ta analizosh një kundërshtarë si Totenhemi nuk është e thjeshtë, duke i analizuar në detaje çdo lëvizje të tyre teknikne taktike dhe fizike dhe deri diku e kemi zbërthyer kundërshtarin dhe tashmë presim se si do reagojmë ne në fushë, por edhe sa do mundohemi të bëjmë ne lojën tonë dhe ta largojmë sa më shumë kundërshtarin nga zona jonë”.

Egzon Bejtullai: “Është e vërtet se kam luajtur në Europian si dhe shumë ndeshje të rëndësishme me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Kam luajtur edhe ndaj shumë kundërshtarëve të fortë si Leëendovski e Arnautoviq. Jam i vetdijshëm se e kam shikuar Heri Kejnin vetëm përmes televizionit dhe e kam analizuar bashk me trajnerin. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, ndërsa sa do të jetë e vështirë, do të tregojë ndeshja e nesërme”.

Konferenca për shtyp⤵

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME