Press para ndeshjes me Sumgayit FC

No image

Trajneri Gjoka dhe kapiteni Bejtullai kanë folur me optimizëm para mediave azere para ndeshjes me Sumgayit FC.

Gjoka: “Kemi objektivat tona, të jemi të kujdesshëm dhe të shënojmë për të ecur përpara”
• Bejtullai: “Këtu kemi ardhur për të treguar se jemi ekip më cilësorë dhe për kualifikim”
• Gjoka: “Shkëndija gjithmonë kërkon të bëjë lojën e saj, nesër kërkojmë më të mirën”
• Bejtullai: “Vendasit kanë përparësinë e terrenit, por Shkëndija din të luajë si mysafire”
• Dueli Sumgayit-Shkëndija luhet të enjten në orën 18:00 nw “Kapital Bank Arena”

Kuqezinjtë pak para seancës stërvitore në “Kapital Bank Arena” kanë zhvilluar konferencën zyrtare për media në të cilën u paraqitën trajneri Ernest Gjoka dhe kapiteni Egzon Bejtullai. 

Ernest Gjoka: “Kemi ardhur në një vend ku ka një skuadër të mirë, një skuadër që ne e kemi vlerësuar. Mendoj që do të jetë një ndeshje e denjë për dy ekipet. Sigurisht që ne kemi objektivat tona, disa objektiva, e para të jemi të kujdesshëm dhe e dyta që të arrijmë të shënojmë gol për të ecur përpara”.

Egzon Bejtullai: “Javën që kemi lënë pas jemi përgatitur për këtë ndeshje, këtu kemi ardhur për të treguar se jemi ekip më cilësorë dhe për kualifikim. Mendoj se ekipi kundërshtarë ka cilësitë e veta, mirëpo vlerësoj se jemi më cilësorë dhe unë besojë shumë te shokët e mi. Mendoj se do të dalim me rezultat pozitiv”.

Ernest Gjoka: “Shkëndija gjithmonë kërkon të bëjë lojën e saj, do të mundohemi edhe nesër të bëjmë atë që ne dimë të bëjmë më mirë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare. Sigurisht se Sumgayit ka ndryshuar lojtarë, të paktën kemi parë ndeshjen hapëse të kampionatit e kemi parë mirë. Kemi arritur të njohim deri diku edhe lojtarët. Sigurisht se në ndeshjen e nesërme mund të jetë edhe ndonjë blerje e re që nuk luajti në ndeshjen e parë të kampionatit, por mendoj se edhe ne e njohim pikat e forta, por edhe pikat e dobëta të kundërshtarit”.

Egzon Bejtullai: “Është e qartë se vendasit kanë përparësinë e terrenit, por Shkëndija ka treguar edhe më herët se din të luajë edhe në fushë kundërshtare. Natyrisht duhet të bëjmë ndeshje të mençur dhe mendoj se nëse do të jemi në nivelin tonë besoj në kualifikim në raundin e ardhshëm”.

Ernest Gjoka: “Përparësi e kundërshtarit është që luan të terren të vet, por unë besoj shumë te eksperienca e gjatë e Shkëndijës në kupat e Europës dhe në ndeshjet e Champions League dhe kam shumë besim se ne jemi të përgatitur seriozisht për të bërë një ndeshje serioze dhe shpresojmë shumë që të kalojmë këtë raund”.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME