Press para ndeshjes me Milanin

No image

Trajneri Osmani dhe kapiteni Hasani në takimin me mediat para ndeshjes me Milanin kanë përsëritur qëndrimin se këto përballje janë eksperiencë e jashtëzakonshme për klubin dhe futbollistët, ndërsa të enjten në Shkup do të mundohen në bëjnë më të mirën për të kënaqur publikun.

Shkëndija është gati për sfidën e kthimit me Milanin në play off të UEFA Europa League. Përkundër rezultatit nga sfida e parë në San Siro, sfida e të enjtes pritet me shumë entuziazëm në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, pasi emër më të madh se Milani asnjë  skuadër tjetër nga vendi nuk ka mundur të sjellë në Shkup. Gjithsesi, larg euforisë së opinionit futbollistët shikojnë ndeshjen me seriozitet maksimal, të vetëdijshëm se para vetes kanë sfidë shumë të vështirë premtojnë angazhim maksimal për të shfaqur një performansë pozitive që do të linte të kënaqur publikun.