Presidenti Bexheti takohet me kreun e Fortuna Düsseldorf

No image

Numri një i ekipit të njohur gjerman Fortuna Düsseldorf, Robert Schäfer mbrëmë në një takim miqësor ka pritur presidentin e Shkëndijës, Visar Bexhetin. Mes tjerash është folur për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet dy klubeve, ndërsa Schäfer ka paralajmëruar vizitë te Shkëndija në Tetovë.

 

Presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti këto ditë qëndron në Gjermani ku të enjten në mbrëmje ka realizuar takim të rëndësishëm pune me të parin e një prej klubeve më të njohura gjermane, Fortuna Düsseldorf. Lideri i Bundesligës së Dytë gjermane është model për tu ndjekur dhe takimi i Bexhetit me homolgun e tij nga rradhët e Fortunas, Robert Schäfer është shfrytëzuar kryesisht për të ndruar mendime dhe përvoja në fushën e zhvillimit të futbollit. Dy palët kanë shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen, ndërsa Robert Schäfer ka paralajmëruar vizitë të klubit tonë në Tetovë. Pas mbylljes zyrtare të takimit presidentëve u janë bashkuar edhe anëtarë tjerë të skuadrës gjermane, mes tjerëve edhe ish-portieri i Bayernit të Munihut dhe Bayer Leverkusenit, tani pjesë e Fortunës, Michael Rensing.​