Gjoka: Na duhet vazhdimësi, akoma jemi larg nga kreu i tabelës

No image

Pas fitores bindëse 4:0 ndaj Borecit, shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Ernest Gjoka komplimenton skuadrën duke potencuar se duhet vazhdimësi e fitoreve. 

 

• “Ky rezultat më kënaq, sepse ekipi jep shenja se tashmë mendon ndryshe”
• “Kur fitohet me shumë gola don të thotë se gjërat kanë funksionuar mirë”
• “Të kemi mendjen te vazhdimësia pasi akoma jemi larg nga kreu i tabelës”
• “Krahas fitores më kënaq fakti që s’pësojmë gol katër ndeshje me rradhë”

 

Triumfi 4:0 ndaj Borecit për trajnerin Ernest Gjoka ishte suksesi i dytë kampional dhe i treti bashkë me takimin e Kupës të mërkurën e shkuar kundër Vardarit. Për teknikun kuqezi rezultati dhe paraqitja tregon se ekipi ngadalë pasqyron në fushë kërkesat e tij në aspekt të asaj që punohet në seancat stërvitore. Tre gola të Armend Alimit dhe një realizim i Besart Ibraimit u dhanë kuqezinjëve fitoren më bindëse në këtë kampanjë dhe ajo që ekipit i duhet në të ardhmen është vazhdimësia.

 

Ernest Gjoka: “Unë mendoj që Shkëndija e ka potencialin dhe këtë e kam thënë që kur mora drejtimin e ekipit. Vlerësoj se ne duhet të mendojmë dhe të trajtojmë situatën e vështirë që kemi kaluar, ta mendojmë ndryshe tashmë. Të kthehemi te loja e mirë, të kthehemi te disiplina taktike dhe të kërkojmë gjithçka nga vetja në çdo ndeshje. Në qoftë se gjithmonë ne gjithë bashkë do ta mendojmë kështu, atëherë mendoj se çdo ndeshje do të shkojë mirë sepse potenciali te Shkëndija ekziston“.

 

Ernest Gjoka: “Sigurisht se ky rezultat më kënaq, sepse kur fitohet dhe fitohet me më shumë gola don të thotë se gjërat kanë funksionuar mirë. Por duhet të jemi të kujdesshëm, të kemi mendjen te vazhdimësia duke pasur parasysh sa larg e kemi kreun e tabelës. Kjo kërkon gjithmonë të jemi të kujdesshëm”.

 

Ernest Gjoka: “Apsolutisht më kënaq seria prej katër ndeshjeve me rradhë pa gol të pranuar, sepse një skuadër që don të shkojë larg, një skuadër elitare duhet patjetër të jetë e kujdesshme, duhet të dijë si funksionon në fushë dhe duhet të dijë si sillet në fushë, të dijë sat ë vështirë t’ia bëjë kundërshtarit dhe sigurisht se duke i bërë këto detyra me përpikmëri atëherë do ta kemi të thjeshtë me potencialin që kemi të shënojmë gola”.