POST MATCH PRESS | Osmani: Djemtë treguan karakter

No image

Përmbysja e rezultatit në takimin me HJK Helsinkin në xhiron e dytë eliminatore të Liga Evropës kur futbollistët “kuqezi” negativën 0:1 e konvertuan në triumf 3:1 ka lënë të kënaqur shefin e stafit teknik, Qatip Osmanin. Tekniku i Shkëndijës përveç pozitivës prej dy golave para ndeshjes së kthimit në Finlandë, vlerëson lartë reagimin e futbollistëve që përmbysën rezultatin pasi miqtë avansuan të parët.