Pobeda duhet mundur në Manastir

No image

Shkëndija në kuadër të xhiros së 13-të të LPFM-së është mysafire e Pobedës në Manastir, ku ‘kuqezinjtë’ shkojnë të determinuar për të treguar potencialin dhe për të dalur me tre pikë.

2

Të shtunën Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë pret ndeshjet e xhiros së 13-të, ndërsa ekipi ‘kuqezi’ do të jetë udhëtues për në Manastir ku do të përballet me Pobedën e Prilepit që luan jashta stadiumit të saj për shkak të punimeve që bëhen në tapetin e gjelbërt. Takimet e kësaj xhiroje luhen një ditë më herët se zakonisht për shkak të angazhimeve që do të ketë përfaqësuesja e Maqedonisë në eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Europian ‘Rusi 2018’.

bojku

 

6

Ditët e kaluara ekipi ka punuar maksimalisht për tu kthyer me rezultate të mira dhe kjo përballje është moment ideal për të ngritur moralin e ekipit me rezultatin e dëshiruar. Futbollistët janë të vetëdijshëm për atë që kërkohet nga ta dhe kanë pranuar pozitivisht kërkesat e stafit teknik dhe reagimi i tyre në seancat stërvitore jep optimizëm se kjo mund të bartet edhe në ndeshje.

Përballja Pobeda-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Manastir, me fillim në orën 13:30.