
Shkëndija avanson në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në kategori të pionerëve të rinjë, duke kaluar përmes Vardarit. Ndërkohë eliminohen kadetët dhe juniorët.
Skuadra e pionerëve të rinjë të Shkëndijës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi në çerekfinale eliminoi Vardarin. Djelmoshat e trajnerëve Ibraim Luma dhe Taxhedin Kasami në ndeshjen e kthimit në Tetovë shënuan fitore 2:1, duke u kualifikuar në mesin e katër më të mirëve me rezultat të përgjithshëm 4:1. Të motivuar nga epërsia 2:0 që kishin nga ndeshja e parë në Shkup, pionerët e rinjë të Shkëndijës hynë me dëshirë për të vërtetuar kualifikimin. Vetëm pas 8-të minutave lojë Atdhe Mazari gjeti rrjetën kundërshtare për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Mirëpo Vardari nuk u dorëzua dhe në minutën e 12-të barazoi në 1:1 me anë të Ibrahim Arif. Shkëndija vazhdoi të insistojë në pjesën e dytë dhe 10-të minuta para fundit kapiteni Raman Alii shënon për fitore 2:1.
Për dallim nga pionerët e rinj, eliminim në çerekfinale kanë pësuar kadetët dhe juniorët. Ekipi i kadetëve u eliminua nga Rabotniçki pasi u mund 0:1 në Tetovë, ndërsa humbi 4:1 në Shkup. Skuadra e juniorëve eliminohet nga Renova. Takimi i parë u mbyll pa gola, ndërsa në revansh Renova fitoi 1:0 dhe siguroi kualifikimin.
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply