Përgatitjet në Turqi mbyllen me testin me Slovan Liberec

No image

Shkëndija të premten do të përballet me Slovan Liberecin në takimin e katërt kontrollues në këtë fazë përgatitore, ndërsa të shtunën ekipi kthehet në Tetovë.

Kuqezinjë ngadalë po i afrohen fundit të qëndrimit në Antali të Turqisë, ku ekipi tashmë dy javë realizon fazën kryesore të përgatitjeve dimërore. Deri tani gjithçka ka shkuar më së miri sipas planprogramit të stafit teknik dhe deri në fund të qëndrimit ekipi mbetet të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit kontrolluese të paraparë të premten në orën 14:00 (CET) përballë Slovan Liberecit të Republikës Çeke. Paraprakisht ekipi luajti tre kontrolluese përballë Seredit të Sllovakisë (fitore 3:2), Karvinës së Republikës Çeke (barazim 0:0) dhe Randersit të Danimarkës (barazim 3:3).

Të rejat në skuadër
Sulmuesi Samir Fazli lëshoi ndeshjen e fundit kontrollues me danezët e Randers FC shkaku i një shqetësimi muskulor, ndërsa është kthyer të ushtrojë sot me intensitet të plotë dhe duket i gatshëm për ngarkesë maksimale.

Ndërkohë me intensitet më të lehtë stërvitet Marjan Radeskin që pas ndeshjes së fundit ndjeu dhimbje si rezultat i mbingarkesës fizike.

Dueli me Slovan Liberecin do të sjellë përballjen e dytë të kësaj faze përgatitore në të cilën Shkëndija do të ndeshet me kundërshtarë nga Republika Çeke, pasi me herët kuqezinjtë barazuan pa gola me Karvinan.

Përballja Shkëndija-Slovan Liberec zhvillohet të premten në orën 14:00 sipas kohës tonë lokale.

Share Now

Related Post