Pauza ndërkombëtare: Kuqezinjtë japin pesë reprezentues

No image

Kuqezinjtë në pauzën ndërkombëtare të muajit nëntorë japin pesë reprezentues për përfaqësueset e Maqedonisë, Shqipërisë U21 dhe Kosovës U 21.

Pas dy ditëve të lira pas triumfit të së shtunës me Rabotniçkin në Shkup, futbollistët e KF Shkëndija nga e marta janë rikthyer në seancat stërvitore. Grupi punon me numër të reduktuar lojtarësh, pasi mungojnë pesë reprezentuesit që kanë angazhime në pauzën ndërkombëtare të muajit nëntor.

Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai janë grumbulluar me përfaqësuesen e Maqedonisë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Lihtenshtajnin më 16 nëntor në Vaduz dhe Gjibraltarin më 19 nëntor në Shkup.

Shefit Shefiti dhe Omar Imeri do të jenë pjesë e Shqipërisë U21 në takimet kontrolluese me Maltën në transfertë  më 16 dhe 19 nëntor.

 

Ndërkohë Leart Sadriu është grumbulluar me Kosovën U21 që organizon kamp stërvitorë në Durës të Shqipërisë si përgatitje për ciklin e ardhshëm kualifikues. 

 

➡️ MaYa.mk