Remi e Çeshmexhiev ushtrojnë me grupin e kompletuar

No image

Dy përforcimet e fundit Remi Selmani e Konstantin Çeshmexhiev sot për herë të parë u stërvitën me grupin e kompletuar pasi ditët e para të përgatitjeve u kryen matje dhe testime mjekësore. Kuqezinjtë prej sot kanë rritur ngarkesën në seancat stërvitore, pasi stafi teknik në krye me Qatip Osmanin servuan dy seanca stërvitore. Të premten ekipi ka ditë të lirë shkaku i Fitër Bajramit, ndërsa nga e shtuna vazhdohet me intenzitet të shtuar. Ekipi më 20 qershor udhëton drejt Sllovenisë ku deri më 2 korrik do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve.