Osmani: Treguam karakter prej kampioni

No image

Shkëndija kthehet me festë nga Shkupi, duke treguar forcën edhe në fushë të Vardarit ku fiton 3:2. Kuqezinjtë me këtë sukses thuajse mbyllin llogaritë e këtij sezoni pas 28-të xhirove pasi çojnë diferencën në 23 pikë para rivalit dhe për të siguruar matematikisht titullin kanë nevojë për vetëm edhe një pikë. Trajneri Osmani pas ndeshjes nuk ka fshehur gëzimin për suksesin e rradhës, ndërsa ka uruar futbollistët për karakterin dhe fitoren me përmbysje në terren të rivalit.
Edhe me barazim edhe me humbje Shkëndija sërish do të ishte kampione, por me rëndësi ishte ta fitojmë këtë ndeshje, pasi ishte kundër kampionit aktual Vardarit. Nuk arritëm të menaxhojmë si duhet pjesën e parë kur pas golit të Ibraimit kishim edhe disa raste tjera për të shënuar që mund të çonim shifrat në 2:0 e 3:0. Si pasojë ata në fund shënuan me gabim tonin. Me fillimin e pjesës së dytë, Vardari kishte penalti dhe e shfytezoi dhe pastaj ne reaguam si duhet dhe mendoj se aty ishte momenti i ndeshjes, kur ekipi jonë tregoi një karakter të fortë pasi arriti ta kthejë rezultatin”, deklaroi pas ndeshjes trajneri, Qatip Osmani.