RAPORTI I NDESHJES – Bad Radkersburg vs Shkëndija | Osmani realizon testin e parë me skuadrën

No image

Trajneri i ri i Shkëndijës në kontrolluesen me skuadrën austriake Bad Radkersburg ka mundur për herë të parë prej afër të testojë futbollistët që ka në dispozicion.

Me mungesa të rëndësishme të futbollistëve me angazhime në përfaqësueset e Maqedonisë, përshtypje pozitive lanë lojtarët më të rinjë që janë prodhim i shkollës së klubit. Pa Hasanin e Ibraimin që ekipit do ti bashkangjiten më 14 qershor dhe Radeskin, Bejtullain dhe Muratin që do të luajnë në Kampionatin Evropian për të rinjë, trajneri Qatip Osmani në këtë përballje u dha shans gjithë futbollistëve, duke nisur ndërtimin e lojës për paraqitjen në Evropë. Takimi sikur që pritej solli një Shkëndijë që administroi lojën, por edhe forcën duke ditur se behej fjalë për ndeshjen e parë në fazën e hershme të përgatitjeve ku futbollistët punojnë me ngarkesë maksimale në seancat stërvitore. Pjesa e parë u dominua nga Shkëndija, mirëpo dy herë Alimi dhe në një rast Abdurahimi nuk arritën të realizojnë. Në fraksionin e dytë trajneri Osmani inkuadroi në lojë të rinjtë Çilafi e Shefiti, më vonë edhe Zejnullain me çka loja e “kuqezinjëve” fitoi në intensitet. Mirëpo goli erdhi në rrjetë të Shkëndijës kur austriakët në minutën e 52-të shfrytëzuan një kundërsulm, duke realizuar për 1:0 me anë të Denis Zilavec-it.

“Kuqezinjtë” reagojnë shpejtë dy minuta më vonë kur Junior asiston bukur drejt Shefiti, ndërsa sulmuesi i ri sjell përfundim të bukur për barazim 1:1. Vetëm pak më vonë Shefiti sjell kanosje të re me goditje nga distanca, mirëpo tani goditja e tij kontrollohet nga portieri vendas. Deri në fund trajneri Osmani inkuadroi gjithë futbollistët që kishte në pankinë, Lama e Zejnualli kishin nga një mundësi të mirë, por rezultati në fund mbeti 1:1.
Pas ndeshjes ekipi “kuqezi” është kthyer në Slloveni, ku do të vazhdojë fazën përgatitore. Ndeshja e rradhës kontrolluese do të jetë më 17 qershor kundër kroatëve të Inter Zapreshiq, ndërsa më 20 qershor pason testi gjeneral me kampionin e Sllovenisë, Mariborin.

BAD RADKERSBURG-SHKËNDIJA 1:1 (0:0)
Tereni në Radkersburg të Austrisë
Golashënues: Zilavec 52′ (Bad Radkersburg), ndërsa Shefiti 54′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Todorovski, Bojku, Cuculi, Çelikoviç, Vujçiç, Alimi, Totre, Junior, Abdurahimi, Asani.
Luajtën edhe: Çilafi, Shefiti, Zejnullai, Taipi, Lama, Kasami, Fazllagiq, Rexhepi, Beqiri.
Trajner: Qatip Osmani