Osmani: Lojë e sigurtë për tre pikë të pritura

No image

Qatip Osmani vlerëson se futbollistët e tij treguan lojë të sigurtë në fitoren 3:0 përballë Pobedës në Tetovë. Goli i hershëm i Radeskit hapi rrugën e fitores, që u vazhdua me realizimin e Eminit për 2:0, ndërsa triumfin e vulosi Musliu në start të pjesës së dytë me golin e parë në fanellën e Shkëndijës. Kuqezinjtë në asnjë moment nuk e vunë në dyshim fitoren, ndërsa kjo i mundësoi stafit teknik që të menaxhojë forcat për ndeshjen e mesjavës për Kupën e Maqedonisë.