Osmani: “Kjo është Shkëndija që të gjithë e dëshirojmë”  

No image

Kuqezinjtë paraqiten me stil kampioni përballë Rabotniçkit në raundin e 32-të të LPFM-së, duke marrë fitoren e 25-të kampionale, të 16-tën pa gol të pranuar (bashkë me barazimin 0:0 me Skopjen shkon në 17-të numri i ndeshjeve pa pranuar gol). Shkëndija rikthehet kështu te fitorja pas dy ndeshjeve me A. Pandev dhe Pobedën, ndërsa trajneri Osmani vlerëson se ky është modeli si duhet të luajë skuadra, pavarësisht se vazhdon të bëjë rotacion në formacion duke u dhënë shans të luajnë gjithë futbollistëve.

“Jo vetëm unë, por kjo ishte Shkëndija që duam ta shofim të gjithë. Lojë e mirë, e hapur, me aksione të rrjedhshme dhe shumë shanse shënimi. Fituam bindshëm edhe pse po të kishim shfrytëzuar gjithë rastet fitorja do të ishte edhe më e thellë. Sigurisht jemi të kënaqur dhe duam të vazhdojmë me këtë rritëm, pa marrë parasysh se do të vazhdojmë me rotacionin në formacion për të pritur sa më të përgatitur finalen e Kupës”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani.