Osmani: Kjo është Shkëndija që duam të gjithë

No image

Kuqezinjtë në mënyrë perfekte siguruan fitoren e 10-të kampionale, për të thelluar epërsinë në kreun e tabelës me skuadrat ndjekëse. Fitorja 5:0 përballë Sileksit në xhiron e 15-të të LPFM-së natyrshëm ka sjellë buzëqeshje të reja në kampin kuqezi, që tashmë duket se kanë gjetur rritmin e duhur në kampionat. Trajneri Qatip Osmani pas ndeshjes më shumë se sa për triumfin e sotëm ka folur për mënyrën se si skuadra u ngrit në nivelin e duhur pas krizës momentale gjatë muajit tetor.
“Sigurisht se i kënaqur me një Shkëndijë të cilën të gjithë dëshirojmë kështu ta shohim. Rezultat bindës, lojë dominuese dhe shpresoj që të vazhdojmë me këtë rritëm”, thotë trajneri Osmani i cili sërish potencon karakterin e skuadrës që performon në nivel të duhur edhe përkundër faktit se luan me mungesa të lojtarëve standardë si Ibraimi e Junior.

“E kam thënë edhe më parë se ekipi ka karakter pasi edhe vitin e kaluar edhe sivjet pikërisht ky karakter ndoshta edhe na bëri kampion. Gëzon fakti se edhe përkundër se lojtarët e lënduar janë shumë të rëndësishëm për Shkëndijën, por megjithatë edhe lojtarët janë në lojë momentalisht japin maksimumin, luajnë mirë dhe ndoshta prej krejt kësaj situatë të keqe me lëndimet, gëzon ky fakt se Shkëndija ka edhe lojtarë tjerë kualitativ.”
Lodhja nga paraqitja e gjatë në Evropë bëri që kuqezinjtë të shohin veten të vuajnë pas xhiros së 7-të kur rradhitën tre ndeshje pa fitore (humbje nga Pobeda dhe barazime me Akademia Pandev dhe Renovën). Kjo bëri që skuadra mbetej 7-të pikë pas Vardarit që mbante pozitën e parë. Mirëpo pauza në kampionat në muajin tetor ishte e mirëseardhur për kuqezinjtë që ‘mbushën bateritë’ dhe prej atëherë skuadra numëron gjashtë fitore të njëpasnjëshme në kampionat. Kjo seri nxjer Shkëndijën në pozitën e parë me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë dhe tashmë duket se kuqezintë japin sinjal serioz për mbrojtjen e titullit të kampionit.

 

“Tashmë sinjalet janë të qarta se Shkëndija është favorit kryesor për titullin e kampionit. Sa i përket periudhës kur ishim shtatë pikë pas Vardarit më duhet të them se ne si staf teknik dhe futbollistët në asnjë moment nuk u dorëzuam, por koncentrimi ynë ishte se si të dalim prej asaj situate të palakmueshme. Fatmirësisht i’a arritëm në mënyrë perfekte dhe tash jo se do ta kemi të lehtë, por duhet vetëm të vazhdojmë me këtë rritëm të fitoreve dhe serizë së rezultateve pozitive”, përfundoi Qatip Osmani.

 

➡️ MaYa.mk