Osmani: Ishim bindës dhe fituam me meritë

No image

Shkëndija koleksionin fitoren e rradhës pasi doli me tre pikë në duelin e xhiros së 11-të. Musliu dhe nga dy herë Ibraimi e Nafiu sollën suksesin e gjashtë sezonal.Triumfi bindës 5:1 përballë Makedonija Gj.P. ka çuar kuqezinjtë vetëm dy pikë pranë vendit të parë dhe trajneri Qatip Osmani ka vlerësuar karakterin e skuadrës që menaxhoi si duhet dy xhirot e fundit.


Sigurisht një lojë bindëse që solli fitore 5:1 dhe kjo tregon se Shkëndija ka luajtur mirë. Kishim një rënie në pjesën e dytë kur edhe pranuam golin dhe përveç kësaj periudhe mendoj se dominuam dhe me plotë meritë fituam këtë ndeshje“, deklaroi Osmani.
Për shefin e stafit teknik rëndësi të madhe ka edhe fakti që skuadra theu rezistencën e rivalit me sy gola me kokë, në kushte kur goditjet e Ibraimit nuk sillnin ndryshim.
Golat e shënuar me kokë shfaqen një armë shtesë për ne. Gjithsesi te të gjithë golat kishim lojë me kombinime dhe pasime të sakta dhe më gëzon që luajmë në pajtueshmëri me identitetin tonë”.

Vetëm dy javë më parë Shkëndija ishte shtatë pikë larg vendit të parë dhe fitoret me Vardarin dhe Makedonija Gj.P. bëjnë të ngushtohet diferenca në vetëm dy pikë.
Padyshim se jam i kënaqur edhe pse ne edhe para ndeshjes me Vardarin besonim mund të luajmë lojën tonë dhe mund të kthehemi. Sigurisht se aspekti psikologjik e bëri të veten, por megjithatë ekipi tregoi karakter të mirë. Futbolli kërkon mos të dorëzohesh edhe pse në pyetje ishin 7 pikë, por ja ndodhi për vetëm dy javë të bëhen dy pikë”, përfundoi Qatip Osmani.