Osmani flet pas testit të parë

No image

Shefi i stafit teknik Qatip Osmani ka vlerësuar paraqitjen e ekipit në ndeshjen e parë kontrolluese në fazën përgatitore në Slloveni, duke potencuar se lodhja në këtë periudhë është normale. Ai beson se ekipi do të vazhdojë progresin për të qenë gati deri në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Champions League.