Osmani: Fitore me qetësi dhe besim

No image

Shkëndija mbyll me stil gjysmësezonin vjeshtor, duke mundur 3:0 Pelisterin në një ndeshje ku të tre golat erdhën në pjesën e dytë. Sipas trajnerit Osmani vendimtare në triumfin kundër manastirasve ishte qetësia dhe besimi i futbollistëve për të fituar ndeshjen edhe atëherë kur kundërshtari mbrohej me gjithë forcat dhe shkoi në pauzë me rezultatin e fillimit 0:0.