Osmani: Fitore e rëndësishme para takimit në Shkup

No image

• “Patjetër se jam i kënaqur me fitoren në transfertë”
• “Ishte me rëndësi të shënojmë pa pranuar gol”
• “Epërsia minimale është motiv, por asnjë garancë para revanshit”
• “Në Shkup do të kërkojmë fitore të re kundër Nomme Kalju”

Firorja 1:0 në transfertën me Nomme Kalju-n e Estonisë e vëndos Shkëndijën në pozitë ideale për tu kualifikuar në raundin e dytë të UEFA Champions League. Goli i vetëm i Agim Ibraimit nga penaltia solli përparësinë e dëshiruar, por trajneri Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas ndeshjes potencoi se takimi i kthimit duhet pritur me seriozitet maksimal.

 

Qatip Osmani: “Pas ndeshjes së parë kemi përparësi minimale që nuk na garanton kualifikim në raundin e dytë. Prandaj neve na mbetet që javën e ardhshme në Shkup ta vërtetojmë këtë fitore. E përsëris se duhet të jemi syçelë për ta konfirmuar fitoren dhe kualifikimin javën e ardhshme në Shkup”.

Qatip Osmani: “Ne zhvilluam lojën tonë, pasi gjithmonë kërkojmë të shënojmë dhe mendoj se i’a arritëm qëllimit. Gjithashtu pretendonim të mos pranojmë dhe arritëm ta ruajmë rrjetën të paprekur. Për ne surprizuese ishte qasja shumë defanzive e vendasve, por kjo ishte zgjidhja e tyre”.

Qatip Osmani: “Kjo fitore gjithsesi se është motiv shtesë para ndeshjes së kthimit, por rezultati ndonjëherë gënjen dhe ne jemi të fokusuar të bëjmë punën tonë si duhet. Pa kalkuluar asgjë në Shkup do të kërkojmë fitore të re që do të na sillte kualifikimin”.

Ndeshja e dytë e raundit të parë eliminatorë të UEFA Champions League ndërmjet Shkëndijës dhe Nomme Kalju do të zhvillohet të martën e ardhëshme (16 korrik) në Shkup me fillim në orën 17:00.