Osmani: Fitore e merituar, treguam se mund të luajmë për rezultat

Shkëndija koleksionoi tre pikë të rëndësishme duke mundur 2:1 Rabotniçkin në Shkup. Realizimi i Eminit dhe autogoli i Mitrevit pas aksionit të Micit çvlerësuan golin e Peevit që barazoi përkohësisht rezultatin. Kështu kuqezinjtë mbajtën efekt të 100% të suksesshëm në fazën e dytë të kampionatit.
Fitore e rëndësishme për të vazhduar serinë në pesë fitore me rradhë në kampionat. Rabotniçki është skuadër kualitative mirëpo sot u mund me meritë pasi Shkëndija ishte më e mirë. Sa i përket lojës ishim në nivel për 30-të minuta dhe më pas kishim rënie të koncentrimit dhe kundërshtari barazoi në 1:1. Në pjesën e dytë filluam shumë mirë dhe përmes aksionit të bukur shënuam sërish edhe pse ishte autogol dhe mendoj se me meritë fituam ndeshjen”, deklaroi trajneri Qatip Osmani. Kështu shkon në pesë numri i fitoreve të njëpasnjëshme dhe skuadra shkëputet në krye të tabelës në një periudhë kur ekipi vuan mungesa të rëndësishme si Ibraimi e Junior.

Duke pasur parasysh edhe problemet me lëndimet që na ndjekin Shkëndija edhe sot dëshmoi se din të luajë në rezultat. Edhe pse nuk krijuam shumë raste shënuam dy gola, ndërsa na ka ndodhur të krijojmë shumë mundësi dhe mos shënojmë asnjë gol. Kjo është gjë e mirë pasi ndonjëherë është më mirë t’i shfrytëzosh rastet qoftë ato të jenë të pakta”, tha Osmani.
Fitorja kundër Rabotniçkit e len Shkëndijën të vetmuar në kreun e tabelës me 31 pikë të tubuara dhe në pauzën 12-të ditore kuqezinjtë shkojnë me tre pikë para vendit të dytë.

 

Patjetër së është mirë kjo që ndodhi megjithëse ne nuk i shikojmë ndeshjet tjera pasi ishim koncentruar ta fitojmë Rabotniçkin. Por tashmë pasi ndodhi duhet pranuar se jemi të kënaqur si shkuan gjërat, pasi nuk është njejtë të jesh lider me pikë të barabarta apo të kesh tre pikë epërsi”, përfundoi Osmani

➡️ MaYa.mk
Share Now

Related Post