Osmani: Duartrokitjet e publikut vendas dëshmi e dominimit tonë

Shkëndija vazhdon ecurinë e sigurtë drejt titullit, ndërsa kuqezinjtë të dielën kishin tjetër performansë prej kampioni duke deklasuar 6:0 Pelisterin në Manastir. Ishte kjo fitorja e 22-të sezonale për skuadrën e trajnerit Qatip Osmani, e 15-ta pa gol të pranuar dhe e treta këtë kampanjë ku ekipi realizon 6-të gola pas triumfeve paraprake 1:6 me Renovën dhe 2:6 kundër Rabotniçkit. Tanimë ekipi shkon 20-të pikë larg vendit të dytë, ndërsa në performansën e shkëlqyeshme dhe goleadën e sotme spikati mirënjohja ndaj kuqezinjëve nga ana e publikut të Manastirit, që duartrokitën futbollistët e Shkëndijës.

“Lojë dominuese, lojë e bukur që rezultoi me 6 gola. Sigurisht se çdo fitore është e mirëseardhur, por në gëzon mënyra se si arritëm fitoren e sotme. Shënuam 6 herë përmes aksioneve të bukura, gjë që tentojmë ta bëjmë gjithmonë. Kur luan në mënyrë kaq bindëse, don s’don edhe publiku do të pajtohet dhe duartrokitjet janë mirënjohje për paraqitjen tonë. Më gëzon fakti se Shkëndija shënon edhe me lojtarë tjerë përveç atyre që jemi mësuar të shënojnë”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Share Now

Related Post