Osmani dhe Alimi të hënën flasin para mediave

No image

Kuqezinjtë të martën në Shkup përballen me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë në kuadër të xhiros së dytë eliminatore të Champions League. Një ditë para ndeshjes (e hënë) para mediave do të flasin trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

KF Shkëndija të hënën (23.07.2018) organizon konferencë për shtyp para duelit KF SHKËNDIJA vs SHERIFF TIRASPOL në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve të Champions League, që do të zhvillohet më 24.07.2018 në Shkup. Takimi me gazetarë do të organizohet në hapsirat e stadiumit ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 12:00, ndërsa në të njëjtin do të shfaqen shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.
KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.
Pas përfundimit të konferencës për shtyp do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs SHERIFF TIRASPOL e cila zhvillohet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:15.