Opinioni i trajnerit pas ndeshjes me Rabotniçkin

No image

Barazimi 1:1 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës nuk kënaq trajnerin Ernest Gjoka, që kishte pritur ekipi të menaxhonte më mirë lojën.

  • “Nuk është rezultat aq i mirë, sepse ndeshjet e Kupës janë ndeshje specifike”
  • “Gjithsesi se kemi edhe një ndeshje të cilën duhet ta interpretojmë më mirë”
  • “Potencoj se disa lojtarëve që u jepet rasti, duhet të japin akoma më shumë”
  • “Pranimi i golit gabimi jonë, gjëra normale në futboll, janë gabime njerëzore”

Shkëndija pa epërsi do të udhëtojë vitin e ardhshëm në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës, pasi sot në takimin e parë nuk shkuan përtej barazimit 1:1 me Rabotniçin. Goli i katërt në tre ndeshjet e fundit nga braziliani Junior na dha epërsi 1:0 pas vetëm 8-të minutave lojë. Kuqezinjtë dukej se kanë kontroll të plotë të ngjarjeve në terren dhe miqtë për të barazuar duhej të ndodh gabimi i portierit Zahov, që ndëshkohet nga Stojkov për barazim 1:1. Ndeshja e kthimit luhet më 4 mars të vitit të ardhshëm në Shkup.

Ernest Gjoka:Nuk është rezultat aq i mirë, sepse ndeshjet e Kupës janë ndeshje specifike dhe kërkojnë të jesh sa më i saktë dhe mos pësosh gol. Por gjithsesi mendoj që kemi edhe një ndeshje të cilën duhet ta interpretojmë më mirë. Potencoj se momenti që disa lojtarëve u jepet mundësia të luajnë, duhet të japin akoma më shumë, sepse këto janë mundësitë që të mbajnë ritmin dhe të marrin besimin e trajnerit”.

Ernest Gjoka:Nuk është çështja nëse u arsyetua besimi, por është çështje e ritmit dhe e agresivitetit. Kjo është ajo që po kërkojmë, të dimë si të sillemi në fushë në të gjitha ndeshjet dhe në momentet që u vjen mundësia duhet të dinë ta kapin mundësinë”.

Ernest Gjoka:Pas epërsisë mendoj se e ulëm pak ritmin dhe kjo nuk ishte gjë e mirë. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje dhe çdo minutë, sidomos në ndeshjet e Kupës. Në këtë garë duhet të jesh superior për të krijuar epërsi për ta bërë më të lehtë ndeshjen e kthimit”.

Ernest Gjoka:Pranimi i golit ishte gabimi jonë që janë mëse normale në futboll, janë gabime njerëzore. Por duhet të jemi më të vëmendshëm që mos të bëjmë pasime të shumta në një moment kur jemi nën presion. Janë disa ligje në futboll, topi duhet të nxiret nga një zonë në zonën tjetër. Por gjithsesi ndodhi një gabim që i dha më shumë oksigjen kundërshtarit që më pas menaxhoi pak më mirë pjesën e mbetur të pjesës së parë. Kurse pjesa e dytë ishte ndryshe, por që nuk kishim qartësinë për të shënuar golin”.

Share Now

Related Post